spot_imgspot_img
spot_img

S’tregojnë datë, DASH: Escobar do të jetë në rajon për konsultime të rregullta

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se emisari Gabriel Escobar do të qëndrojë për vizitë në rajon megjithatë s’kanë konfirmuar asgjë rreth datës së kur do të vijë në Kosovë dhe as rreth asaj nëse do të jetë i shoqëruar nga këshilltari special i Sekretarit Antony Blinken, Derek Chollet. Në media ka pasur raportime se dy zyrtarët e lartë të DASH-it pritet të qëndrojnë në Kosovë gjatë javës së ardhshme, konkretisht ditën e hënën.

Nga Washingtoni për Express kanë thënë se udhëtimet e emisarit Gabriel Escobar në rajon janë të shpeshta dhe se ai do të vizitojë rajonin për “konsultime të rregullta”

Ndërkohë sot Gabriel Escobar është lajmëruar nga Sarajeva, në një organizim në Ambasadën e SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë.

Kjo vizitë që pritet të realizohet në rajon nga Gabriel Escobar, vjen në një kohë kur situata e sigurisë në Veri të Republikës së Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar që prej suspendimit të komandantit rajonal të Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq, veprim ky që rezultoi me vendimin e “Listës Serbe” për largim nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është thënë se largimi nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje dhe është bërë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje.

Megjithatë incidentet në veri të vendit janë shpeshtuar që kur presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale për katër komunat në veri të vendit, meqë kryetarët e “Listës Serbe” kishin dhënë dorëheqjen.

Më 6 dhjetor, zyrtarët komunal zgjedhor s’janë lejuar që të ushtrojnë detyrën e tyre dhe janë penguar nga një grup i serbëve lokalë. Në një deklaratë për media nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishte thënë se këta persona, disa prej të cilëve edhe të maskuar, kishin hedhur shok bomba dhe kishin shtënë në ajër me armë për të penguar zyrtarët lokal zgjedhor që të kryenin punën e tyre në Zveçan.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke parë situatën në veri të vendit kanë thënë se zgjedhjet s’mund të mbahen me zor.

Edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se situata aktuale në veri të Republikës së Kosovës nuk është e përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve.

Ndërkohë nga Presidenca e Republikës së Kosovës kanë thënë se Presidenca mund të vihet në veprim për shtyrjen e zgjedhjeve vetëm pasi të ketë një vlerësim nga institucione kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Vlerësimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve i takon institucioneve të Republikës së Kosovës në bazë të kritereve specifike. Sipas praktikës së deritanishme, Presidenca mund të vihet në veprim vetëm pas vlerësimit të tillë nga institucionet kompetente të sigurisë dhe pranimit të kërkesës për shtyrjen e zgjedhjeve nga KQZ-ja”, ka thënë Bekim Kupina nga Presidenca.

Ditë më parë në Kosovë ka qëndruar edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili ka dorëzuar të modifikuar propozimin franko-gjerman. Lajcak pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka treguar se kanë biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e largimit të serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

Op/Ed

PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

Nga Prof.dr. Skender ASANI Ballkani historikisht ka qenë një zonë...

Dekonspirohen vizitat e Kurtit në Greqi

Nga Hisen Berisha Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Me...

Hisen Berisha; Nëse Serbia do luftë do ta ketë!

Sulmi mbi Kosovën, do të thotë se Serbia po...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Emine Abazi; Nëse duam vlera Europiane, gratë duhet të drejtojnë lokomotivën drejt Evropës

    Kryetarja e Asamblës së gruas e Aleancës për Shqiptaret Emine Abazi në profilin e saj në Facebook shkruan: Nëse duam vlera Europiane,gratë duhet të drejtojnë...

Zharku për “non-grata”: DASh ka informacione të gabuara, jam i pafajshëm

Një javë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli një listë “non-grata” ku përfshiheshin zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ballkanit, mes tyre edhe ish-kryetari i...

PAQJA DHE STABILITETI NË BALLKAN NUK MUND TË RUHET DUKE I BËRË KONCESIONE HEGJEMONISË RUSO-SERBE

Nga Prof.dr. Skender ASANI Ballkani historikisht ka qenë një zonë me dridhje të vazhdueshme tektonike gjeopolitike, që ka ardhë si pasojë e ushtrimit të ndikimit...