spot_img
https://www.facebook.com/Msillosi

Thellohet skandali i vdekjes së foshnjes në Gjinekologji: Infermierja i informoi gabimisht prindërit

Një lëshim i një infermiere e bëri lëmsh gjithë repartin e Gjinekologjisë në Prishtinë. Ajo kishte lajmëruar prindërit e njërës foshnje që kishte vdekur, krejt gabimisht.Prindërit menjëherë hapën rast. Policia po merret me këtë punë.

Gjithçka nisi mbrëmë rreth orës 22:00 janë kryer dy lindje cezariane, njëra me foshnjë të gjallë dhe tjera me foshnje të vdekur. Kjo e dyta ishte rast urgjent me gjakderdhje të rëndë.

Foshnjet kanë lindur rreth orë 22:10 me vetëm pak minuta diferencë. Kjo ka bërë që një infermiere e Klinikës së Neonatologjisë t’i ngatërrojë gjërat që çuan deri në skandal.

Infermierja e merr foshnjën e lindur të gjallë për ta dërguar në kujdesin neonatal. Por tek pjesa ku presin baballarët për t’u informuar, infermierja e ngatërron babain e foshnjes së lindur të gjallë, me atë të foshnjës së vdekur.

Ajo i thotë se foshnja juaj me gjini mashkullore ka lindur mirë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Në fakt, kjo nuk ishte e vërtetë sepse personit i kishte lindur foshnja e vdekur dhe ishte e gjinisë femërore.

Këtë situatë e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Zef Ndrejaj. Ai ka thënë se një person i paautorizuar, në këtë rast infermierja e Neonatologjisë, e ka marr përsipër që t’i njoftoj palët pa të drejtë dhe i ka ngatërruar prindërit.

“Ka ndodhur një keqinformim nga një person i paautorizuar që të jap informacione tek palët. Rasti ka ndodhur mbrëmë kur një shtatzënë është futur urgjent në sallë sepse ka pasur gjakderdhje të rëndë. Këto raste janë të rëndë edhe për vendet e zhvilluara, rrallë shpëtojnë foshnjet. Ekipa kujdestare e ka bërë maksimumin por foshnja nuk është arritur të shpëtohet”, ka deklaruar Ndrejaj.

Ai ka shtuar se infermierja e ka ngatërruar prindin e fëmijës duke i dhënë informacion se foshnja është mirë, por në fakt ai kishte qenë prindi i foshnjes që kishte lindur e vdekur.

“Kanë qenë dy lindje në të njëjtën kohë. Janë kryer me vetëm disa minuta diferencë dhe këtu ka ndodhur keqkuptimi”, ka deklaruar Ndrejaj. Ai ka thënë se pret të merren masa ndaj infermieres pasi kanë urdhëresë nga menaxhmenti i SHSKUK-së se kush dhe cilët janë profesionistët që janë të autorizuar të japin informacione për palët, gjë që në këtë rast nuk është respektuar.

Pasi ka ndodhur ky keqkuptim, prindi i foshnjes së vdekur e ka thirrë Policinë e Kosovës me dyshimet se foshnja e tij është ndërruar ose mund të ketë ndodhur ndonjë lëshim tjetër.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu kanë njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit lidhur me rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i fëmijës të dërgohet për obduksion në IML.

Op/Ed

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti

Shkruan: Ganimete Musliu Për hir të qindra mesazheve që kam...

“I afërt me Edi Ramën”, ish-zyrtari i lartë i FBI-së nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë, zbulohen e-mailet dhe ndërhyrja e tij...

Mattathias Schwartz Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së,...

Presidentja e shkeli Ligjin për simbolet!?

Nëse ju klithni “shkelje ligji” duke ia bërë me...

SUBSCRIBE

Të sponsorizuara

Artmotion ripertrinë marrëveshjen – Champions League, Europa League, Conference league deri në vitin 2027

ARTMOTION vazhdon suksesshëm të bëjë diferencën në tregun vendor....

PRINCE CAFFE shpërblen pjesëmarësit e lojes shpërblyese HAP dhe FITO

Prince Caffe si prodhuesi më i madh i kafesë...

Hoti: Albin Kurti është para dorëzimit dhe ikjes nga qeveria

Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor. Për shkak...

Nagavci: Janë tetë të shtuna që do të mbahet mësim (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për tetë të shtuna do të mbahet mësimi që humbën fëmijët gjatë grevës. Nagavci, në Info...

Bunjaku: Lumir Abdixhiku, kryeministër i ardhshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, e ftuar në emisionin Frontal të T7....

SHKRUAJ KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here