spot_img
https://www.facebook.com/Msillosi

Valon Maloku për banorët e ‘It’s my Home’: I kam kontrollu të psikologu, kanë dalë mirë

Një reality show i nisur këto ditë në “First Chanel” ka tërhequr vëmendjen e publikut. Janë skenat e dhunës që quan në reagime të shumta. Madje KPM ka vendosur që t’i ndalet transmetimi televiziv “It’s My Home”.

Ndërsa drejtori i televizionit, Valon Maloku ka thënë se banorët e kësaj shtëpie janë kontrolluar nga psikologët dhe se sipas tij kanë dalë të jenë mirë.

“Reality show ata që i ke përzgjedhur ti përmes një procesi të hapur, duhet ta pranosh që ka pasur mangësi të theksume, ai psikologu e sociologu yt. Kodi etik që është i përpiluar, se edhe ai reality shoë tjetër ka lakuriqësi. Kur e keni ditur këtë, a e keni ditë që mund të shkaktoj këso lloj reagimesh shoqërore sikur rasti i komuniteteve”, i tha Gashi – Malokut në Politiko.

Ndryshe pas ndalimit KPM ka dalφ sërish më një sqarim ku thuhet se “reality show” i emërtuar si “Its my home” nuk e ka aprovimin e KPM-së.

“Sipas të gjeturave nga monitorimi që KPM ka kryer me datë 14 shtator 2022, është konstatuar se OSHMA 1st Channel transmeton program të një formati të “reality show” i emërtuar si “Its my home”, pa aprovim të KPM-së për ndryshim të skemës programore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se në qoftë se “Its my home” nuk do t’i bindet KPM-së do këtë masa të tjera sanksionuese.

Valon Maloku, drejtori i First Channel, e ka quajtur sukses të shikueshmërisë, ngjarjen e ndodhur dje në programin “It’s my Home”.

Maloku në vend së të flasë për aktin e dhunës, ka dhënë këtë deklaratë skandaloze mbi numrat e shikueshmërisë së programit, duke e quajtur “sukses”.

Ndryshe, dje pas aktit të dhunës Policia ka zbarkuar në selinë e televizionit “First Channel”.

Viktima, në këtë rast banorja e “It’s my home”, është larguar duke qarë nga dhoma ku po bëhej debati. Por, ajo që ka rënë në sy është se askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahë dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

Op/Ed

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti

Shkruan: Ganimete Musliu Për hir të qindra mesazheve që kam...

“I afërt me Edi Ramën”, ish-zyrtari i lartë i FBI-së nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë, zbulohen e-mailet dhe ndërhyrja e tij...

Mattathias Schwartz Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së,...

Presidentja e shkeli Ligjin për simbolet!?

Nëse ju klithni “shkelje ligji” duke ia bërë me...

SUBSCRIBE

Të sponsorizuara

Artmotion ripertrinë marrëveshjen – Champions League, Europa League, Conference league deri në vitin 2027

ARTMOTION vazhdon suksesshëm të bëjë diferencën në tregun vendor....

PRINCE CAFFE shpërblen pjesëmarësit e lojes shpërblyese HAP dhe FITO

Prince Caffe si prodhuesi më i madh i kafesë...

Hoti: Albin Kurti është para dorëzimit dhe ikjes nga qeveria

Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor. Për shkak...

Nagavci: Janë tetë të shtuna që do të mbahet mësim (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për tetë të shtuna do të mbahet mësimi që humbën fëmijët gjatë grevës. Nagavci, në Info...

Bunjaku: Lumir Abdixhiku, kryeministër i ardhshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, e ftuar në emisionin Frontal të T7....

SHKRUAJ KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here