spot_imgspot_img
spot_img

Vdes papritur ministri bjellorus, Ukraina flet për helmim

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në moshën 64 vjeçare ministri i Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei.

Shkaqet e vdekjes së ministrit Makei, që qëndronte në krye të diplomacisë bjelloruse që prej vitit 2014, janë ende të paqarta, ndërkohë që mes të gjitha pretendimeve po lakohet gjithnjë e më shumë dhe pista e helmimit.

Kremlini reagoi menjëherë për këtë ngjarje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Zakharova, e cila u shpreh se Moska ka mbetur e shokuar nga kjo ngjarje, duke shprehur me këtë raste dhe ngushëllimet zyrtare.

Vdekja e Makei pritet të ketë ndikim në luftën në Ukrainë, për shkak të rolit të Bjellorusisë si aleate e Rusisë, nga territori i së cilës nisi dhe ofensiva në muajin shkurt. Të hënën ai kishte parashikuar të kishte një takim me homologun rus, Lavrov.

I pari që foli për një helmim të mundshëm ishte këshilltari i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko, i cili shton se Makei ishte një ndër zyrtarët e pakët bjellorusë që nuk ishte nën ndikimin e Rusisë. Sipas tij, Makei shihej si një pasues i mundshëm i presidentit Lukashenko.

Ndërkohë që nuk është e të njëjtit mendim opozita bjelloruse. Sipas lideres, Sviatlana Tsikhanouskaya, Makei ishte një tradhtar dhe kështu do të mbetej gjithnjë në kujdesën e popullit bjellorus.

Lajmi i vdekjes së Makeit vjen në të njëjtën ditë në të cilën mediat ukrainase publikuan të dhënat e një qendre studimore amerikane, sipas së cilës Putin po përgatitej për një atentat ndaj Lukashenkos për ta trembur dhe për ta përfshirë zyrtarisht në luftën në Ukrainë./a2cnn

Op/Ed

NJË HOMAZH PËR GJYSHIN DHE BABAIN TIM QË KRIJUAN NËNTORIN E DYTË

Nga Ben Blushi Dua tj’u uroj të gjithëve Gëzuar Festën...

Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari

Shkruan: Baton Haxhiu   Arbnor dhe Astrit Dehari nuk janë dëshmorë...

Albin?

- Kur e kam bindur babën tim që ta...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Arbërie Nagavcit iu deshën rreth 10 vite për t’i përfunduar studimet me notën mesatare 6.46.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që dikur ishte mësimdhënëse, e që kur erdhi në pushtet kërkonte testim të kolegëve të saj po del se...

Franca miraton projektligjin për ndalimin e cigareve elektronike

Dhoma e ulët e parlamentit francez ka miratuar njëzëri një projekt-ligj që ndalon cigaret elektronike, në përpjekje për të mbrojtur të rinjtë dhe për...

Krasniqi: Analfabetizimi qeveritar po shkatërron edhe shkollat tona

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit t rezultateve të testit PISA, ku Kosova është ranguar më keq se...