spot_img
https://www.facebook.com/Msillosi

Vuçiq barazon agresionin rus në Ukrainë me sulmet e NATO-s ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë se realiteti është se “këtu në të vërtetë askush nuk dëgjon askënd, se askush nuk përpiqet për një marrëveshje reale dhe zgjidhjen e problemeve, dhe pothuajse të gjithë kujdesen vetëm për plotësimin e interesave të veta, shpesh duke i shkelur parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare, duke hedhur poshtë Kartën e OKB-së dhe dokumentet e tjera mbi të cilat bazohet kjo organizatë”.

“Për këtë nuk ka faj as Antonio Guterres dhe as askush nga OKB-ja, por ato forca që nuk marrin parasysh asgjë përveç përmbushjes së qëllimeve të tyre politike, ekonomike dhe fatkeqësisht ushtarake”, ka pretenduar Vuçiq.

Vuçiq edhe një herë është ankuar për bombardimet e NATO-s kundër Serbisë duke i krahasuar ato me agresionin rus në Ukrainë, transmeton Paparaci.

“Nga shumë folës kemi dëgjuar “tregime” për agresion dhe shkelje të integritetit territorial të Ukrainës, shumë thonë se ky është konflikti i parë në tokën e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa e vërteta është që integriteti i një shteti për herë të parë në Evropë është cenuar kur Serbia u sulmua pa e sulmuar asnjë shtet tjetër sovran. Kjo gjithmonë po heshtet. Ne kërkojmë përgjigje te qartë për pyetjen që unë me vite u bëj bashkëbiseduesve te mi, liderëve të shumë vendeve – cili është ndryshimi midis sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, i cili është shkelur rëndë, dhe për çka shumica  prej jush jepni legjitimitet ndërkombëtar”, ka thënë presidenti Vuçiq, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë po përpiqet ta barazojë agresionin dhe krimet ruse në Ukrainë me aksionin e NATO-s për ta shpëtuar popullin e pambrojtur shqiptar nga gjenocidi serb.

Ai gjithashtu ka pretenduar se “Serbia asnjëherë nuk ka sulmuar territorin e dikujt tjetër dhe as nuk ka kërcënuar integritetin territorial të ndonjë vendi”, por nuk përmend krimet të cilat i ka bërë në Kosovë ndaj popullit shqiptarë dhe dëbimin e mbi një milion shqiptarëve nga vatrat e tyre e për çka edhe ka pasur aksion të NATO-s, për t’i parandaluar këto krime.

“Kjo nuk e ka penguar NATO-n të sulmojë një vend sovran pa vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Dhe fakti që pas përfundimit të konfliktit të armatosur u nënshkrua një marrëveshje me NATO-n, dispozitat e së cilës parashikonin miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila “ka konfirmuar dhe garantuar sovranitetin dhe integritetin e plotë territorial të Serbisë”, nuk i pengoi shumë vende perëndimore që të shkelnin edhe një herë integritetin territorial të vendit tonë duke njohur pavarësinë “e shpallur në mënyrë të njëanshme” të Kosovës”, vazhdon Vuçiq avazin e vjetër.

Ai gjithashtu ka pretenduar se Serbia ka falënderime të veçanta për anëtarët e OKB-së, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e mbështesin integritetin territorial të Republikës së Serbisë, veçanërisht në territorin e Kosovës. Ai gjithashtu ka pretenduar se është inkurajuar nga fakti se numri i vendeve që mbështesin qëndrimet e Serbisë duke tërhequr vendimet e tyre për njohje të pavarësisë së Kosovës “është rritur në periudhën ndërmjet dy seancave, e që është një trend që duhet të vazhdojë”./Paparaci

Op/Ed

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti

Shkruan: Ganimete Musliu Për hir të qindra mesazheve që kam...

“I afërt me Edi Ramën”, ish-zyrtari i lartë i FBI-së nën hetim për lidhjet e tij me Rusinë, zbulohen e-mailet dhe ndërhyrja e tij...

Mattathias Schwartz Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së,...

Presidentja e shkeli Ligjin për simbolet!?

Nëse ju klithni “shkelje ligji” duke ia bërë me...

SUBSCRIBE

Të sponsorizuara

Artmotion ripertrinë marrëveshjen – Champions League, Europa League, Conference league deri në vitin 2027

ARTMOTION vazhdon suksesshëm të bëjë diferencën në tregun vendor....

PRINCE CAFFE shpërblen pjesëmarësit e lojes shpërblyese HAP dhe FITO

Prince Caffe si prodhuesi më i madh i kafesë...

Hoti: Albin Kurti është para dorëzimit dhe ikjes nga qeveria

Në emisionin EURO n’7 ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se viti fiskal do të mbyllet me suficit buxhetor. Për shkak...

Nagavci: Janë tetë të shtuna që do të mbahet mësim (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për tetë të shtuna do të mbahet mësimi që humbën fëmijët gjatë grevës. Nagavci, në Info...

Bunjaku: Lumir Abdixhiku, kryeministër i ardhshëm

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, e ftuar në emisionin Frontal të T7....

SHKRUAJ KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here