spot_imgspot_img
spot_img

Zeka: Deklarata e rrejshme e Kurtit i poshtëron organet e sigurisë

Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, përmes një statusi në profilin e tij në facebook, i ka reagur kryeministrit Kurti për deklaratën e këtij të fundit se ”ambasadori amerikan kishte më shumë informacion se sa ai lidhur me eskalimin e situatës në veri”. Zeka ka thënë se kjo deklaratë është një gënjeshtër e rrezikshme, pasi që sipas tij, kryeministri me këtë ka poshtëruar organet e sigurisë.

“Deklarata e Albin Kurtit se gjoja ”ambasadori amerikan kishte më shumë informacion se sa ai lidhur me eskalimin e situatës në veri” nuk është e vërtetë. Kjo është një rren e kulluar. Përmes kësaj rrene, Kurti e poshtëroi në radhë të parë Agjencionin Kombetar të Intelegjencës sëbashku me çdo mekanizëm tjetër të shtetit për sigurinë kombëtare”, ka shkruar Zeka.

Statusi i plotë i Zekës:

Deklarata e rrejshme e Kurtit i poshtron organet e sigurise

Deklarata e Albin Kurtit se gjoja ”ambasadori amerikan kishte me shume informacion se sa ai lidhur me eskalimin e situates ne veri” nuk eshte e vertete. Kjo eshte nje rren e kulluar.
Permes kesaje rrene, Kurti e poshtroi ne radhe te pare Agjencionin Kombetar te Intelegjences sebashku me çdo mekanizem tjeter te shtetit per sigurine kombetare.

Te shkojme me radhe: -Nese une deklaroja se mbi 400 njereze te armatosur deri ne dhembe jane futur ne Veriun e Kosoves, ne mesin e tyre edhe shume rus, nga e kisha marre une kete informacion?! Mos kam une me informata me shume se sa Kreministri i Kosoves?! Ne asnje menyre.

Une me shumicen e kolegeve e paralajmeronim Kurtin per eskalim, po ai nuk e degjonte njeri, sepse i konvenonte krijimi i anarkise andej, dhe dorezimi o veriut ne menyre paqesore tek Serbia.
Cili eshte rezultati i budallakise politike te Albin Kurtit:

1. Makinat vazhdojne si me pare.

2. Te gjithe policet e veriut, 600, dorezuan detyren.

3. Te gjithe gjykatesit, prokuroret dhe administrata dhane doreheqje.

4. U ringjallen rojat e ures.

5. Ne total 3030 serb kane nenshkruar kontrata te rregullta per paga mujore me qeverine serbe.

6. U armiqesuam me partneret tane nderkombetar.

7. U dorezu para Vuqiçit, deri ne çkulavje, dhe dert nuk e ka kete pune. Zaten ka pas thane kur ishte ne opozite: ”Ky popull eshte analfabet, duhet me rrejte, sepse vetem rrenes i beson”!

PS: Mos ki çka me i ba Viqiçit po i meshon sistemit te drejtesise dhe atije te arsimit…!!!

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore...