Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela njeriu i cili i dha fitoren ” Frontit Evropian” ishte i ftuar në Top News të emisioni i gazetarit Milaim Zeka në Zona Zero:
“Njeriu bene gabime ne jete e një nder gabimet e të mëdha të mia ne jetë është Arben Taravari sepse nuk ka ndodhe ne historinë e pluralizmit politik brenda shqiptar që një kryetar partie të iki nga partia. Të mendosh një kryetar partie te marri vendimin ne kokë ne vete që me tepër kuptohet si vendim nen urdhra për të zbatuar vendimet e dikujt tjetër dhe jo të Aleancës për Shqiptarët. Pa u përballua me strukturat që vete i ka zgjedhe si jane kryesia dhe kuvendi qendror, koke ne vete të dale të shpalle kandidatura per president prandaj theme se është një gabim i madh i imi . ka thëne kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziandin Sela.
I pyetur së cili mendon që do të jetë numeri i shqiptareve në parlamentin e ardhshëm lideri i Alenacës për Shqiptaret thothë së
“Mesatarja e përfaqësimit të shqiptareve ne parlament nder vite është 26/27 deri 30 varet nga dalja ne zgjedhje. Fakti se shqiptaret tani jane ne dy blloqe politikë e bene me pak të mundshme djegien e votave shqiptare dhe besoj së do të jene 30 deputet shqiptarë ne legjislaturën e ardhshme. Fronti Evropian do të ketë 20+ si mbas rezultateve qe kemi ne presidencialë por dhe sipas deponimit qe ekziston ne teren”.
Ndërsa ne fund të emisionit njeri nga liderët e Fronit Evropian kishte një porosi për Hristiajn Mickovskin i cili pretendon të formojë qeverinë e re
“Nuk mund të trajtohen shqiptaret ne Maqedoni si pakicë, pakicat nuk është numerike, në vërtet si numër mund të jemi me pak së maqedonasit por jemi 30% e numrit të përgjithshëm të popullsie që jemi të lokalizuar në një pjese të Maqedonisë. Një popull qe ka kapacitete të ndërtoj paqe siç ka ndërtuar këto 30 vite por dhe siç ka treguar ne të kaluarën se jo shume të largët në 2001 që paska ditë te bëjë luftën dhe të destabilizoj ketë shtet. Kështu që pakicat nuk e kane ketë potencial dhe ketë fuqi kështu qe shqiptaret assesi nuk duhet trajtuar si pakice sepse jane 30 % e numrit te përgjithshëm të popullatës dhe maqedonasit jane vetëm 54 %. Deklaratat e Mickovskit jane sipërfaqësore per nevojat e politikes ditore. Ne qoftë se don të shkelsh mbi vullnetin e një populli qe jane minimi 1/3 e numrit të përgjithshme te popullsisë ne Maqedoni të lokalizuar vetëm ne një territor dhe me këto lloj deklaratash të shkelesh ne mënyre aq flagrante vullnetin dhe verdiktin e e një populli që janë 30% atëherë duhet të japësh propozime do te gjeshe territor shqiptareve që të shprehin vullnetin e vete dhe te vleje rregulli bazik i demokracisë qe ne fund të fundit është shumicë numrash. Politikanet duhet të jene të kujdesshëm qofte te bllokut politik maqedonas e sidomos deklaratat e Mickovskit se nuk mund të pretendosh të thirresh ne karakterin unitar të shtetit ndërsa del përditë me deklaratat ku ne mënyre brutale e shkel vullnetin e 30% të shqiptareve atje . Më tepër shqetësuese se sa kjo që deklaron Hristian Mickovski është ISO që i mban Arben Travari me shokët e Vlenit. Sepse kjo vetëkënaqja e tyre që ne do hymë ne qeveri e ne ndërkohe që akoma nuk e ka shpreh verdikti e tij qytetari me vote. Nuk e dime se sa deputet do të kem ne parlament. Thirrjet e Arben Taravarit , Bilall Kasamit e Izet Mexhidit unison mua me duket sikur i ulen ne sy ç’do shqiptari atje dhe ç’do votuesi dhe i thonë ti je i pavlere, pak rendësi ka si mendon ti unë do e shkel vullnetin që ti do e shprehesh. Prandaj duhet të jenë të vediëshëm se si sillen. Ne qoftë se Hristiajn Mickovski e ka ndare mendjen ne ketë forme të gjejë dhe zgjidhjen cili do jete vendi i 30% shqiptareve që do shprehin verdiktin e vete.” ishte porosia e Ziadin Selës i cili ishte dhe me i ashpër së lideri i Frontit Europian Ali Ahmeti.