Lista tradicionale e TC Candler dhe Kritikëve të Pavarur zgjedh fytyrën më të bukur çdo vit.
Krijimi i kësaj liste filloi në vitin 1990, dhe shumë pretendojnë se është zgjedhja më e larmishme e bukurosheve, kështu që shpesh përmban emra krejtësisht të panjohur.
Titullin e fytyrës më të bukur për vitin 2020 e mori 19-vjeçarja izraelite Yael Shelbia.
“Unë kurrë nuk kam qenë e para në asgjë … është shumë bukur,” tha 19-vjeçarja për Times of Israel.
Por çfarë bën ajo aktualisht?
Këtu shfaqet ironia: ajo po kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Forcën Ajrore Izraelite.
Shelbia dyshohet se është në një lidhje me djalin 35-vjeçar të milionerit izraelit Brandon Korff, i cili u dëbua nga Izraeli për shkelje të rregullave të karantinës kur e vizitoi fshehurazi./Ballkanweb