spot_imgspot_img
spot_img

FSHF: Fanella e Kombëtares respektohet gjithmonë në ndeshje zyrtare apo miqësore

Pas fitores së rëndësishme 3-0 ndaj Çekisë të enjten e 12 tetorit, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish të luajë në stadiumin ‘Air Albania’. Këtë herë ndaj Bullgarisë, një sfidë jozyrtare, një takim miqësor që ka po aq shumë rëndësi sa ndeshjet e tjera që ka luajtur Shqipëria. Luajmë ndaj ballkanasve, një ekip prestigjioz që dikur mundi 2-1 Gjermaninë në çerekfinalet e Kampionatit Botëror ‘SHBA 1994‘ dhe shkoi deri në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.

Menjëherë pas sfidës me Çekinë, kuqezinjtë zbritën në fushë të premten dhe nisën përgatitjet për këtë ndeshje. Kundërshtari nuk ka aspak rëndësi, nëse është Polonia, Çekia apo Bullgaria, ashtu sikurse nuk është e rëndësishme se për çfarë luhet. Kuqezinjtë e kanë marrë po aq seriozisht sa Çekia ndeshjen me Bullgarinë, paçka se është një miqësore. Nuk është fort e lehtë të mbash veshur fanellën e Kombëtares dhe të përfaqësosh një popull. Fanella e Kombëtares duhet djersitur e duhet respektuar.

Fedarata Shqiptare e Futbollit, bën të ditur se, Shqipëria kërkon të mbajë të njëjtën formë si në ndeshjet e fundit, të njëjtin ritëm triumfesh e golash, por nga ana tjetër kërkon të njëjtën atmosferë tifozësh në stadium. Pavarësisht se një gol u anullua ndaj Çekisë, fitorja 3-0 erdhi pa dyshim edhe nga kori i tifozëve shqiptarë, që i jep edhe më shumë forcë lojtarëve tanë në fushë. Çdo përfaqësuese në botë ka mbështetës, por Shqipëria ka pa dyshim tifozët më të mrekullueshëm në botë. Janë ata që i japin më shumë zemër kuqezinjve, ata që e mobilizojnë Kombëtaren në çdo ndeshje.

“Fanella e Kombëtares është unike. Dhe tani duhet respektuar më shumë se kurrë. Nuk ka rëndësi se me kë luajmë, rëndësi ka të jemi të gjithë NJË për Kombëtaren! Të martën, Shqipëria luan ndaj Bullgarisë në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00. Le të jemi të gjithë bashkë aty për ta”, thekson në një njoftim për media FSHF-ja./ATSH

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...