Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në konferencë për media nga Tirana teksa ka folur për procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë, ka thënë se pret që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe krerët e Kosovës, Kurti dhe Osmani, të jenë të përgjegjshëm në raport me situatën e krijuar.
Presidenti Macron ka thënë se Franca kishte shfaqur besimin e saj sa i përket liberalizimit të vizave, megjithatë thotë se çështja e vizave është pezulluar nga ana e Francës meqë fjala e dhënë nuk po mbahet.
Macron ka thënë se pret angazhim nga Kosova dhe Seriba në mënyrë që të ecet përpara, meqë është kusht i paqes për të gjithë rajonin.
“Siç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësi e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e asociacionit nga autoritetet kosovare. Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga Osmani dhe Kurti. Ju kemi besuar liberalizmin e vizave, ato janë bllokuar. Pasi presim që të zbatohet fjala e dhënë.”, tha Macron.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë konstrkutive në procesin e dialogut.
“Unë dua të sjell këtu u pautorizuar, një fjalë të thënë nga kryeministri i Holandëz. ‘Mos harroni që një kompromos më shumë se çfarë do fitosh është se çfarë nuk duhet të humbasësh’. Dhe nëse bëjmë një llogari të gjërave për t’u humbur nga shqiptarët në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut apo Kosovë është me një kosto shumë më të lartë se sa llogaria e atyre që duan të fitojnë duke i marrë këto që i kemi si të mirëqena. Unë mund të them që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë. Sot flamuri shqiptar është krah për krah, sot gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendimet merren me dy gjuhë”, ka thënë Rama.
Sipas tij, Kosova është futur në kurthin që ia ka bërë vetes.
“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por nuk ka qenë kurrë më mirë. Por, do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë planin franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë Kosovës”, është shprehur Rama.
Kryeministri shqiptar përsëri ka folur për mesazhin e ish-presidentit amerikan për kosovarët.
“Unë dua të përsëris që presidenti Klinton kur ishte këtu në verë, më thuaji miqve në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës, që kjo sot nuk kishte ndodhur. Tha në verë, ‘shiko ku është Palestina’. Por kjo marrëveshje që është sot në tavolinë, nëse nuk e firmos nuk kthehet më. Por unë them sot që është një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por nga një grup pengmarrësish. Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por të firmosë të gjithë marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, dhe më pas t’ja lërë në dorë BE-së. Sepse e bën për veten e vet, paqja bëhet për vete, ajo bëhet me armikun nuk bëhet me mikun”, ka thënë Rama, duke shtuar se Kosova ka në krah të gjithë ata që e çliruan dhe e njohën si shtet.