Në një postim në Facebook, Reshitaj ka thënë njëri kërcënim i është bërë rrugës duke shkuar në punë, derisa i dyti në zyrën e saj në Fakultetin e Mjekësisë.
“Une sot jam kercnuar dy here. Njehere rruges duke ardhur ne pune dhe e dyta ne zyren time ne Fakultet. Le ta kuptoj kushdo qe Eshter pas qe nuk munden me me kërcnua, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmone ne te mire institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar Reshitaj.