Javën e kaluar nuk dëshmoi pasi që akuzoi Prokurorinë se ia ka “shkarravitur” nënshkrimin. Megjithatë, dëshmia e tij ende nuk u dha në Hagë as sot siç ishte planifikuar.
Për dëshmitarin 29 në rastin e krerëve të UÇK-së, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se ka kërkuar pako përfitimi në këmbim të dëshmisë. Por, ky nuk ishte zhvillimi i vetëm problematik në Hagë që ndërlidhet me këtë dëshmitar. Tashme nuk u sëmure vetëm dëshmitari por dhe prokuroria.
Ditën e parë ky dëshmitar tha fillimisht se ka probleme shëndetësore. Në ditën e dytë kur nisi të merrej në pyetje nga Prokuroria, ai tha se dikush ia ka “shkarravitur” nënshkrimin. Deklaroi se do të shkonte në burg, por jo të jepte dëshmi.
E sot ishte menduar që ky dëshmitar sërish të vazhdonte dëshminë. Megjithatë, seanca filloi si private, pra e mbyllur për publikun. E më pas u anulua. Nuk dihet asgjë nëse ndaj këtij dëshmitari u mor ndonjë masë, apo nëse ai do të dëshmojë sërish.
Se çka është kahe ndodhe po e dime të gjithë sepse jemi mësuar me procese te montuara që nga përfundimi i luftës së Kosovës me procese te montuar të prokuroreve të cilëve Serbia përveç dëshmive ju jepte dhe nga një femër të bukur siç ishte rasti i Salustro..
Qe pse mund të besojmë se edhe Gjykata Speciale nuk është me e mire.
“Dëshmitari i 29-të i ZPS-së, W04577, i cili u paraqit para gjykatës më 10 dhe 11 tetor, këtë mëngjes u kthye në sallën e gjyqit për të vazhduar dëshminë e tij. Gjykimi kaloi në seancë private dhe më pas u shty për ditën e sotme dhe për këtë javë. Seanca e nesërme, më 19 tetor, anulohet. Gjykimi në këtë çështje do të rinis më 30 tetor në orën 09:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Hagës.