Kryeministri shqiptar Edi Rama e tregoi deklaratën që e dha para dy ditësh në Tiranë presidenti i Francës Emmanuel Macron për “pezullimin” e vizave, e që shkaktoi shumë reagime në Kosovë. Në bazë të asaj që tha, Rama la të nënkuptohet se nga ajo që i ka thënë Macron pezullimi i vizave mund të ndodh “nëse në Prishtinë s’janë të gatshëm që t’i hapin rrugë planit franko-gjerman”.
Rama tha se Macron është i lënduar për planin franko-gjerman, për të cilin ai u angazhua personalisht.
“Si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët është I lënduar që edhe pse është angazhuar me Scholz për planin franko-gjerman, e që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës në këtë fazë të historisë së saj, duke diskutuar me tha që s’jam i gatshëm të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë mbi planin franko-gjerman. E tha edhe në konferencë. Dekalrata e tij është shumë e qartë”, tha Rama në Opinion në Klan.tv, transmeton Gazeta Express.
Rama tha se u sulmua pas deklaratës së Macron, sikur ai të kishte fuqinë t’i thoshte Macronit “bërë këtë apo atë”.