spot_imgspot_img
spot_img

Ndotja e Badocit me mangan: Çka e shkaktoi dhe çfarë pasojash mund të ketë?

Rreth 18 kilometra rrugë e ndajnë qendrën e Prishtinës nga Liqeni i Badocit, prej ku bëhet furnizimi me ujë të pijshëm.

Ky liqen artificial ishte ndërtuar në vitet e 60-ta për ta furnizuar me ujë qytetin e Prishtinës. Por, më 19 tetor, sasia e madhe e detektuar e elementit kimik, mangan, bëri që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të kërkojë nga qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit e këtij liqeni, të mos e përdorin atë për pije dhe gatim.

Çfarë e shkaktoi sasinë e ngritur të manganit në Liqenin e Badocit?

Vlerat e shtuara të manganit në ujin e Liqenit të Badocit vijnë si pasojë e faktorëve natyrorë dhe njerëzorë, thotë eksperti i ujërave, Skënder Bublaku.

Bublaku thotë se si “liqen relativisht i vjetër”, janë disa faktorë që bëjnë që në Liqenin e Badocit të mund të shfaqet herë pas here mangani në vlera më të larta.

“Fillimisht, ajo është një zonë relativisht e pasur me minerale. Liqeni e ka pasur një problem teknik prej fillimit, marrja e ujit bëhet relativisht ulët, afër fundit të liqenit. Dhe kjo e bën gjithmonë problematike prezencën e metaleve në tokë, në krahasim me liqenet e tjera”, thotë Bublaku për REL.

Bublaku thotë se, për t’u zgjidhur ky problem, Kosova duhet të investojë në atë mënyrë që të “mundësohet ndërrimi i marrjes së ujit nëpër nivele të ndryshme të liqenit”.

Por, deri kur të bëhet një investim i tillë, ai paralajmëron se duhet të bëhet më shumë kujdes.

“Aktivitetet njerëzore duhet të reduktohen, për shkak se në kuptimin natyror, ky liqen është pak më i rrezikuar si pasojë e përbërjes gjeologjike të tokës”, thotë Bublaku.

Ambientalistja Valbonë Mustafa ka tentuar disa herë ta zhbëjë një dëm të shkaktuar nga njerëzit përreth këtij liqeni – duke hequr mbeturina.

Bashkë me një grup ambientalistësh, ajo ka pastruar katër herë liqenin dhe ka shpërndarë në rrjete sociale rezultatin: grumbuj thasësh të mbushur përplot me mbeturina.

Çfarë problemesh mund të sjellë sasia e madhe e manganit në ujë?

Bublaku thotë se mangani “shfaqet pothuajse në të gjitha resurset dhe aty ku nuk i kalon vlerat, nuk është problematik”.

“Pra, mangani është shfaqur edhe më herët, do të shfaqet edhe më vonë, por varet se sa është përqendrimi i tij në ujë”, thotë Bublaku.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mangani është një element esencial për shumë gjallesa, përfshirë këtu edhe njerëzit. Por, “efekte të padëshirueshme në shëndetin e njerëzve mund të shkaktohen nga marrja e pamjaftueshme ose ekspozimi i tepërt [ndaj manganit]”.

Departamenti qeveritar i Kanadasë për Shëndetësi, HealthCanada, thotë se mënyra më e lehtë e absorbimit të këtij elementi është përmes ujit të pijes.

Por, ky departament shton se nëse uji që ka nivele më të larta të manganit sesa që lejohet konsumohet vetëm për periudha të shkurtra kohore, “nuk ka gjasa të shkaktohet ndonjë problem shëndetësor”.

E nëse pirja e ujit të kontaminuar me nivele më të larta të manganit bëhet për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë mund të shfaqen probleme shëndetësore.

“Fëmijët dhe të rriturit që pinë ujë me nivele të larta mangani për një kohë të gjatë, mund të kenë probleme me kujtesë, përqendrim dhe aftësi motorike. Foshnjat (nën një vjeç) mund të kenë probleme të të mësuarit dhe sjelljes nëse pinë ujë me shumë mangan në të”, thuhet në uebfaqen e Departamentit të Shëndetësisë në Minesota të SHBA-së.

IKPSHPK-ja nuk ka treguar se për sa kohë mund të ketë ekzistuar ky problem me nivele më të larta të manganit në ujë dhe se në çfarë niveli ka qenë përqendrimi i këtij elementi.

Problemet e mëhershme me ujë

Edhe në të kaluarën, banorëve të Kosovës u është kërkuar që të mos e pinë ujin e ujësjellësit – veçanërisht kur ka pasur vërshime.

Vitin e kaluar, rreth 450 qytetarë të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga pirja e ujit të ujësjellësit, që ka pasur nivel të lartë të baktereve.

Në atë kohë, Burbuqe Nushi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka thënë në disa prej fshatrave të asaj zone, ujësjellësi nuk është në menaxhim të askujt.

E ndërkohë, në vitin paraprak, më 2021, rreth 1.600 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar gjithashtu ndihmë mjekësore shkaku i ujit të konsumuar./gazetaxpress

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...