spot_imgspot_img
spot_img

Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmit në Banjskë dhe zbatimi i pakusht i marrëveshjeve

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të enjten dhe premten në Bruksel, do të shprehin shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ata do të bëjnë ftesë që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë, por edhe që Kosova e Serbia, pa vonesa dhe pa kushte, t’i përmbushin obligimet e tyre nga procesi i dialogut.

Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet që do t’i miratojnë liderët në këtë samit, ndërsa draftin e saj e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

“Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Fuqishëm dënon sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës [që ndodhën] më 24 shtator të vitit 2023. Bashkimi Evropian pret që kryesit të kapen dhe të vihen shpejt para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm”, thuhet në tekstin e draftit të konkluzioneve.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin nga një grup i armatosur serbësh mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve që pasuan mes grupit të armatosur dhe policisë u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Në dy pikat tjera në konkluzione, flitet për hapat për t’i ulur tensionet, si dhe për zbatimin e obligimeve që dalin nga dialogu.

“Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për shtensionim, në veçanti zhvillimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës sa më parë që të jetë e mundshme, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. Dështimi në shtensionim [të situatës] do të ketë pasoja“, thuhet në këtë tekst.

“Këshilli Evropian shpreh keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë e me ndihmën e të dërguarit të posaçëm”, thuhet më tej të tekst.

“Ftojmë Kosovën dhe Serbinë t’i zbatojnë ato, pa vonesa dhe pa parakushte. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe“, thuhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit Evropian.

“Normalizimi i raporteve është një kusht thelbësor për rrugëtimin evropian të të dyja palëve dhe që të dyja rrezikojnë ta humbin rastin e rëndësishëm në mungesë të progresit”, thuhet në fund të pjesës së konkluzioneve kushtuar raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky draft deri në samitin e BE-së mund të pësojë edhe ndryshime varësisht nga zhvillimet që priten në kuadër të dialogut.

Kjo javë shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarë të lartë perëndimorë.

Emisarët perëndimorë i kërkuan Prishtinës dhe Beogradit që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit./rel

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...