Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka bërë një truk të mirë, duke ia ofruar liderëve evropianë nënshkrimin e tri marrëveshjeve.
Këtë, sipas Vuçiqit, Kurti e ka bërë pasi e dine që Beogradi s’do ta pranonte pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Kurti takimin e parë e ka pasur me përfaqësuesit e fuqive të mëdha evropiane, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe më pas kreun e Këshillit Evropian, Borellin dhe Lajçakun. Dhe ai ua prezantoi idenë – le t’i nënshkruajmë të tre dokumentet [Marrëveshjen Bazike, Aneksin e Ohrit dhe draftin e 21 tetorit”, tha Vuçiq, shkruan Euronews në gjuhën serbe, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, Vuçiq tha se Kurti nuk është i gatshëm që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Dhe fjala është sigurisht për një truk, sepse ai nuk është aspak i gatshëm të formojë Asociacionin. Po flasim për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe sistemin e organizatave, UNESCO dhe gjithçka tjetër, si dhe për integritetin territorial të Kosovës. Këtë e ka ofruar Kurti”, tha ai.
Tutje, presidenti serb tha se Serbia është gati të bëjë gjithçka përveç njohjes së pavarësisë, integritetit territorial të Kosovës dhe anëtarësimin në OKB dhe organizatat tjera.EO