Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë është duke kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.
Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi.
Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.