spot_imgspot_img
spot_img

Deklaratat e Dodikut për krijimin e “Serbisë së madhe”, Rama i befasuar me mos reagimin e BE-së

Deklarata fashiste e para disa ditësh e Milorad Dodik, ka shqetësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili është befasuar nga mungesa e një reagimi të fuqishëm nga Bashkimi Evropian. Rama ka theksuar se këto deklarata janë të rrezikshme dhe nxitëse ndaj Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi

“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri botëror. Serbët nuk duhet të zihen në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe nëse është vendim demokratik edhe nga Mali i Zi”.

Kjo ishte thirrja fashiste e presidentit të Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, për krijimin e “Serbisë së madhe”. Thirrje që e befasoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mosreagim nga Bashkimi Evropian.

“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, ka shkruar Rama në X.

 

Sipas Dodikut në këtë shekull serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm, ai ka thënë se pjesë të së cilit, duhet të jenë edhe Kosova dhe Mali i Zi.

“Më duhet ta them se (presidenti i Serbisë, Aleksandër) Vuçiq e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare nëpërmjet procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve për Kosovën nga një numër i konsiderueshëm shtetesh”.

“Mendoj se duhet të ruajmë një zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme e afatgjate, dhe që nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës. E vetmja zgjidhje është Republika Sërpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova, dhe sigurisht rikthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb, sepse padyshim që i përket vendi”, ka përfunduar ai. 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...