Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Kramon, deklaroi se duhet të ketë kushte të forta nga Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiq diskrediton Bashkimin Europian përmes mediave që ai kontrollon, por merr para prej saj.
Ajo shtoi se beson se është gabim të japësh para Serbisë dhe të mbështetësh infrastrukturën e saj pavarësisht se çfarë politike po ndjek Serbia
“Por çfarë do të bëja? Natyrisht, do të më duhej të kushtëzoja fort, që do të thotë se nuk mund të jap vetëm para, veçanërisht jo për një vend si p.sh. Serbia, ku shoh qartë se vlerat bazë të Bashkimit Evropian janë shkelur qartë.”, tha eurodeputetja nga Gjermania dhe tha se në Serbi “opozita nuk ka qasje në media, se sulmohen aktivistët, se nuk ka shtyp të lirë dhe të pavarur”./dans