Një paragraf interesant nga fjalimi i Albin Kurtit, kryeministër dhe kryetar i partisë Vetëvendosje, flet për njohurinë e tij lidhur me ‘tendencat për grupe dhe grupacione brenda partisë’.
Por veç kësaj, po ashtu Kurti foli edhe për ‘kritikën’ e cila nuk është mirë të bëhet zakon.
‘Sepse nëse kritika apo indiferenca e brendshme bëhet zakon, atëherë ta vështirësojnë fitimin e zgjedhjeve lokale për VETËVENDOSJE!-n dhe qytetarët’, tha Kurti
Lidhur me pushimin e kritikave, që Kurti nënkuptoi se mund të jenë sporadike, por jo të shndërrohen në shprehi, ai iu referua vetes, në tendencë për të treguar suksesin, kur partia u përbashkua rreth një lideri.
‘Merrni shembull nga zgjedhjet qendrore, aty ku ka bashkim rreth një udhëheqësi, ka sjellur fitore masive, aty ku ka bashkim, aty ka fitore’, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.
Ja paragrafi i plotë:
‘Ka edhe tendenca për t’u krijuar grupe, grupacione në mbështetje të një kandidature të mundshme, apo në mbështetje të dikujt tjetër. Por, për sa kohë që na bashkon Lëvizja dhe ideali kombëtar, këto grupacione duhet të tejkalohen. Nuk bën të shkojmë në 2025, pa e patur të përcaktuar qysh përpara se cilët do të jenë kandidatët tanë. Dhe që kandidatët tanë të fitojnë, pra të fitojnë sepse fiton populli, e jo të përfitojnë që të fitojnë vetëm ata, ne e kemi të domosdoshme që ne të jemi të parët që i forcojnë e fuqizojmë ata dhe ato. Nuk mund ta mbështesin një kandidate ose një kandidat tonin të tjerët, pa e bërë këtë gjë ne sëpari, vet.Sepse nëse kritika apo indiferenca e brendshme bëhet zakon, atëherë ta vështirësojnë fitimin e zgjedhjeve lokale për VETËVENDOSJE!-n dhe qytetarët. Merrni shembull nga zgjedhjet qendrore, aty ku ka bashkim rreth një udhëheqësi, ka sjellur fitore masive, aty ku ka bashkim, aty ka fitore. E kuptoj që mund të keni kritika të vazhdueshme për dikë apo edhe për ndokënd tjetër, por mos harroni, më mirë është një kryetar komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me të cilin ndoshta nuk pajtoheni 20%, sesa një kryetar komune nga ndonjë parti tjetër, me të cilin ndoshta nuk pajtoheni në 60% të gjërave’, tha Kurti. /Periskopi