spot_imgspot_img
spot_img

Gjergj Dedaj thotë se Hashim Thaçin nuk e ka parë në Qirez

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Gjergj Dedaj ka thënë se nuk e ka parë Hashim Thaçin në Qirez në kohën kur kishte vizitë delegacioni politik nga Prishtina.

Gjergj Dedaj tha se e ka parë Hashim Thacin në Baicë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk e kam parë kurrë në jetën time, as në Prishtinë e as në Qirez, tek e kam parë në Baicë mbas 2-3 orëve që ka ndodhur ai rast”, tha Dedaj.

Ai tregoi se çfarë kishte ndodhur në takimin që kishin pasur me pjesëtarët e UÇK-së në Qirez.

“Na fyente, për çka keni ardhë, pse keni ardh çka po doni, kush jeni, për cka keni ardhë edhe na i kanë mbledh letërnjoftime. Ka urdhëru që zonjat, anëtarët e delegacionit, shoferat, gazëtarët që na shoqëronin të kthehen për Prishtinë dhe ne kemi mbetë diku afërsisht 13 anëtarë-deputetë të partive të ndryshme dhe neve nuk na i kanë dhënë leternjofrimet dhe na kanë thënë se me juve kemi pak biseda duhet te vonoheni pak dhe duhet të ndaleni pak sepse kemi me bisedu. Pastaj na i kanë ndal makinat dhe kemi vazhdu në një drejtim për momentin të panjohur deri sa kam mësu se kemi mbërri në Baicë”, tha Dedaj.

Dedaj thotë se UÇK-ja nuk i ndaloi gjatë vizitës në Qirez por atje shkuan si në dasmë

Dëshmitari Gjergj Dedaj ka thënë se gjatë vizitës në Qirez nuk janë ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Dedaj tha se nuk kanë pasur fare shqetësim nga pjesëtarët e UÇK-së dhe se shqetësimi i tyre ishte gjendja e popullatës civile atje.

“Ishte një makinë e cila kishte shenja, se detajet është problem me i kujtu. Ne nuk e kishim fare shqetësimin nga pjesëtarët e UÇK-së, shqetësimet tona ishin për gjendjen e popullatës civile në ato zona dhe me të thënë të drejtën kur e kemi pa UÇK-në jemi gëzu shumë dhe jemi ndje krenar”, tha Dedaj.

Ai tha se gjatë kësaj vizite kanë shkuar rreth 30-35 veta, me makina e kravata si në dasmë.

Ndoshta kemi qenë 10-12 deputetë, nuk e di saktë. Kanë qenë gazetarë, kanë qenë disa zonja. Kanë qenë shoferet sepse ne kemi shku me kravata, me makina si në dasmë dhe iu tregova pse kemi shku. Në Qirez kemi qenë 30-35 vetë nuk e di saktë sepse nuk dua me spekulu”, tha Dedaj.

Ai tregoi edhe emrat e disa personave për të cilët thotë se kanë qenë në delegacion.

Kam qenë unë kryetar i delegacionit. Ka qenë zonja Nekibe Kelmendi si zëvendëse e kryetarit të Delegacionit- një zonjë të cilën më vonë serbët ia kanë vra burrin edhe dy djemtë, mua m’i kanë vra 12. Kanë qenë edhe deputetë të tjerë Isuf Telaku, Agim Krasniqi, Hasim Dermaku, Sokol Blakaj, Agim Krasniqi, Mehdi Bardhi. Emrat i keni ju, ata emra që i kam dhënë ata janë sepse ndonjë mundem me e harru”, tha Dedaj.

Dedaj përshkroi edhe veprimet që ai dhe delegacioni i kishin ndërmarrë gjatë vizitës në Qirez.

“Në Qirez kemi pa, në hyrje të Qirezit domethënë kemi pa pjesëtarë të UÇK-së, fillimisht kam shku në xhaminë e fshatit e cila me sa me kujtohet ka qenë e bombarduar nga forcat serbe dhe kam vizitu popullatën civile, të sëmurit, fëmijët të cilët ishin në atë xhami në gjendje të papërshkrueshme, në gjendje tmerruese në gjendje trishtimi. Kemi vizitu edhe shkollën, pastaj kemi vizitu një zyre e cila thonin se është Zyra për Informim e Qendrës së LDK-së, kemi hy brenda për me mujtë me i pyet banorët për situatën në Qirez”, tha Dedaj.

Dedaj ka folur lidhur me vizitat që delegacioni politik i ka bërë në zonat e luftës

“Katër vizita; Malishevë, Banjë, Pagaurshë pastaj kah Qafa e Duhles, Bellanicë, Gucat deri në Senek. Vizitën e tretë jemi ndal nga paramilitarët serbë në Pejë sepse dëshironim të shkonim në Gllogjan, në Gllogjanin e Pejës se ku thuhej në Kishën Katolike janë mbledhur me mijëra shqiptarë të zhvendosur, mirëpo paramilitarët na kanë kthyer në Pejë, na kanë kërcënuar dhe kanë thënë nëse vazhdoni tutje, dhe nëse ndaleni vetëm me një vend kemi me ju vra. Vizita e katër ishte në Qirez”, tha Dedaj.

Ndërsa, vizita në Qirez, Dedaj tha se është realizuar me 20 shtator 1998.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së tij, Dedaj tha se Presidenti Ibrahim Rugova është themelues i platformës së Republikës dhe shtetit të Kosovës ndërsa lideri i mëvonshëm Hashim Thaçi tha se është ai që e ka përmbyll procesin e pavarësisë së Kosovës./gazetablic

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...