spot_imgspot_img
spot_img

Kurti: Drafti i tanishëm i Asociacionit më i avancuar – vërejtjet ia kam dërguar Lajçakut, s’mund t’i publikoj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me 24 tetor ia ka dërguar vërejtjet dhe kritikat e tij emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me draftin e Asociacionit që Qeveria e Kosovës e ka pranuar më herët.

Sipas Kurtit ai nuk mund t’i bëjë publike këto vërejtje dhe kritika për shkak të konfidencialitetit, por thotë se drafti është më i avancuar dhe krejtësisht tjetër nga ai i marrëveshjeve të mëhershme.

“Ne kemi thënë që e pranojmë ta nënshkruajmë paketën ku benë pjesë marrëveshja bazë, aneksi i zbatimit, njëra nga Ohri, tjetra nga Brukseli dhe gjithashtu edhe këtë draftin për të cilin paraprakisht i kemi dërguar vërejtjet por meqenëse në Bruksel na u tha që është një gjë urgjente normalizimi i marrëdhënieve unë pranova ta nënshkruaj më ç‘rast nënshkrimi është pranimi, mirëpo vetëm si një pjesë ë paktës ku kemi kërkuar edhe që Kosova ta fitojë statusin e vet dhe të fillojë programi i NATO-s”.

“Për hirë të konfidencialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mia. ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellur emisarit evropian nëpërmjet zëvendësit Besnik Bislimit me datën 24 tetor dy ditë para së takohemi në Bruksel. Ky është draft krejtësisht tjetër, është më i avancuar, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia”, tha ai.

Sa i përket kërkesave dhe protestave të Policisë së Kosovës, Kurti ka thënë se si Qeveri janë të interesuar që të  zvogëlojnë rrezikshmërinë për këtë kategori duke investuar në pajisje dhe mjete të punës.

Ai tha se ai do të takohet me policët dhe se do të shohin se si do të veprojnë më tutje, raporton EO.

“Nuk kam çfarë i shtoj deklarimit tim në kuvend dhe debateve që i kemi zhvilluar në një seancë që u ftua nga opozita, në anën tjetër ne jemi të interesuar që ta zvogëlojmë rrezikshmërinë për policinë tonë, por kjo zvogëlohet pikërisht duke investuar në pajisje dhe mjete të punës. Dallimi në investime sa i për ketë mjeteve të punës dhe pajisjeve të cilat e ulin rrezikshmërinë për Policinë tonë, sivjet është 21 herë më i lartë se sa para dy vite”.

“Vitin 2021 investimi ka qene më pak së gjysmë milioni euro, këtë vite është mbi 9 milionë euro ne po investojmë shumë në zvogëlimin e rrezikshmërisë për policinë tonë. Pa dyshim që unë do ti takojë do t’i kontaktoj dhe do të shohim se çfarë me tutje po ta keni parasysh që në të njëjtën kohë unë tashmë e kamë dhëne qëndrimin dhe ka edhe shtesa jashtë orarit, ka edhe shtesa për rrezikshmërinë, do të këtë investime të vazhdueshme në policinë tonë”, tha ai para gazetarëve.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...