spot_imgspot_img
spot_img

KMDLNj-ja: Regjistrimi i veturave gratis për qytetarët e veriut, diskriminim në baza etnike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se është duke vazhduar diskriminimi i qytetarëve të Kosovës në baza etnike duke përmendur ofertën për regjistrim të veturave me targa RKS me lehtësime financiare vetëm për qytetarët e veriut të vendit.

“MPB-ja e Kosovës ditëve të fundit bombardoi qytetarët e vendit me SMS në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze me të cilin fton qytetarët që deri me datën 1.12.2023 të regjistrojnë veturat me targat RKS, me lehtësira financiare (gratis) sipas një vendimi të qeverisë. Kjo ofertë gjeneroze, e motivuar politikisht dhe etnikisht thellësisht diskriminuese, e kundërligjshme dhe kundër të drejtave elementare të njeriut vlen vetëm për komunat e veriut, komunat e Asociacionit që kanë refuzuar targat RKS që nga përfundimi i luftës e deri më sot”.

“Qytetarët e tjerë të Kosovës detyrohen të regjistrojnë veturat me tarifa financiare në shpërputhje me gjendjen e tyre ekonomike dhe, çdo vonesë penalizohet nga autoritetet përgjegjëse. Në gjerdanin e diskriminimit të qytetarëve të Kosovës, ekskluzivisht sipas parimit politik dhe etnik siç ishte pagesa nga buxheti i shtetit të rrymës, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë dhe tatimeve tjera, rrogat për Rojat e Urës dhe strukturat tjera të kundërligjshme, pa e bërë as edhe një ditë të vetme të punës po i shtohet edhe regjistrimi i veturave me targa RKS për kategorinë e qytetarëve jointegrues të veriut të Kosovës të cilët, që nga përfundimi i luftës kanë refuzuar të paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat, tatimin madje, jo rrallë duke e kundërshtuar dhunshëm institucionet e shtetit të Kosovës”, është thënë në reagimin e këtij këshilli.

KMDLNj-ja ka thënë që qeveria po diskriminon në baza etnike duke kërkuar nga ata që të reshtin së bëri këtë.

“Pse nuk ndodh e njëjta edhe për qytetarët e tjerë shqiptarë të cilët ende nuk i kanë regjistruar automjetet, nisur nga fakti që ende ka aq shumë automjete të paregjistruara dhe që paraqet pengesë për Kosovën për anëtarësim në kartonin e gjelbër?! Kjo dukuri e shëmtuar dhe diskriminim në baza etnike dhe politike nuk ndodhë në asnjë vend normal të botës dhe është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut aq më parë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës këto veprime diskriminuese i ka shpallur të kundërligjshme si dhe ka urdhëruar, (përmes vendimeve të gjykatave tjera) që të kompensohen qytetarët  e Kosovës të përkatësisë joserbe që janë plaçkitur që nga përfundimi i luftës dhe me ato mjete është paguar rryma për serbët e veriut”.

 

“KMDLNj-ja thërret qeverinë e Kosovës të ndërpresë me diskriminimin flagrant të të drejtave të njeriut në baza etnike dhe politike që është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.  KMDLNj-ja thërret qeverinë e Kosovës të fillojë me kompensimin e qytetarëve për dëmet që ua kanë shkaktuar përmes fryrjes së faturave të energjisë elektrike që nga përfundimi i luftës sikur që u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të drejtat e tyre t’i realizojnë individualisht përmes padive në gjykatat përkatëse duke kërkuar të kompensohen për mjetet e tjetërsuara kundërligjshëm nga qeveritë paraprake dhe kësaj që është në fuqi”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...