spot_imgspot_img
spot_img

Hovenier konferencë në mbrojtje të Kurtit: Draft-statuti është i mirë, brenda Kushtetutës – kryeministri e ka pranuar në tërësi

E thirri një konferencë të shpejtë para dyerve të ambasadës dhe i ftoi gazetarët të bëjnë pyetje.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, lëvdoi kryeministrin e Kosovës që e ka kuptuar emergjencën që kërkon momenti dhe tregoi se si Albin Kurti i ka pranuar marrëveshjet në tërësinë e tyre, përfshirë draftin e Asociacionit t Komunave me Shumicë Serbe, duke dhënë garanci se drafti i propozuar nga Bashkimi Evropian është i mirë dhe brenda Kushtetutës së Kosovës.

“Siç e dini statuti është prezantuar nga BE, por edhe SHBA është pjesë e kësaj. Është konsideruar nga ne që respekton plotësisht Kushtetutën e Kosovës. Pozita jonë është që Asociacioni duhet të jetë brenda kushtetutshmërisë së Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e gjykatës kushtetues, nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv. Nuk do të jetë shtresë e re e qeverisjes”, pohoi Hovenier.

Ai shtoi se SHBA beson që “drafti që i është dhënë Kosovës plotëson të gjitha këto kritere. Është shkruar në atë mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën, por ka vetëm një mënyrë për ta vërtetuar këtë dhe është vendimi i Gjykatës Kushtetues”.

Ambasadori u ankua se “histeria” rreth draftit është e panevojshme, pasi “statuti do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”.

Hovenier gjithashtu foli në terma pozitiv për Kurtin, duke thënë se “kryeministri e njeh gatishmërinë e tij që ka pranuar marrëveshjen në tërësinë e vet disa javë më parë” dhe se “ne gjithashtu po punojmë që Asociacioni të bëhet si element i një strategjie më të gjerë, sepse “kjo s’ka të bëjë veç me Asociacionin. Ka të bëjë me zbatimin e të gjitha obligimeve nga Kosova dhe Serbia, Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Ohrit”.

Diplomatit amerikan nuk i ka pëlqyer që po ka shumë njerëz që po e diskutojnë draftin e statutit kur ai ende nuk është publik për t’u lexuar fillimisht.

“Jam i habitur nga numri i njerëzve që po e interpretojnë draftin që akoma nuk e kanë parë. Kjo është e çuditshme. Ata që nuk e kanë parë draftin s’kanë shumë hapësirë për të diskutuar rreth draftit”.

Duke folur për pamundësinë e leximit të draftit, meqë ai nuk po publikohet nga Qeveria e Kosovës, Hovenier tha se “s’ka asgjë sekrete këtu, por negociatat diplomatike dhe angazhimi diplomatik shpesh është në këtë formë, që të vihet te një kuptueshmëri më e madhe mes palëve”.

“Gjithkund më parë ka pasur gjëra që kanë qenë konfidenciale (Rambuje, Vjenë). Në një kohë të duhur publiku do të ketë mundësinë t’i qasjet draft statutit”.

Amerikani ripërmendi faktin se janë kohë të vështira dhe është emergjencë e momentit që të lëvizet shpejt përpara.

“Nëse i lexoni deklaratën e përbashkët të Macron, Scholz dhe Meloni ata përdorin fjali si ‘urgjente’, ‘sa më shpejt që është e mundur’. Prandaj ka një situatë të tillë, duhet të lëvizet me urgjencë, nuk ka asnjë arsye që Kosova të mos lëvizë përpara me këtë statut”. /Albanianpost

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...