Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku mori drejtimin e partisë më të vjetër në vend.
Delegatët e LDK-së unanimisht votuan që Abixhiku ta drejtojë partinë edhe për katër vjet. S’pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura.