spot_imgspot_img
spot_img

Hadergjonaj: Jam e bindur që në Kukës s’ka pasur krime, nuk i dëgjoj thashethemet e kësaj Gjykate

Dëshmitarja Safete Hadergjonaj, gjatë dëshmisë së saj të enjten në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, ka thënë se është e bindur që në Kukës nuk ka pasur krime.

Deklarata e saj, erdhi pasi mbrojtësi i viktimave, Simon Laws i tha dëshmitares që ai përfaqëson viktimat e krimeve që kanë ndodhur në Kukës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Këtë që thua e kuptoj, por nuk e kuptoj që në Kukës ka pas krime dhe jam e bindur që aty nuk ka pas krime”, tha dëshmitarja Hadergjonaj.

Ajo tha se nuk i intereson të dëgjojë sajesa nga Shërbimi Sekret Serb e po ashtu sipas saj edhe thashethemet e Gjykatës Speciale.

“Unë arrij në përfundimin që sapo thash se nuk kam dëgjua kurrë nga askush që ka pas gjëra të tilla në Kukës dhe unë kam të drejtë ta ruaj mendimin tim të bazuar në këtë që ajo çka po thoni ju ndalesë në Kukës është sajesë e Shërbimit Sekret Serb, prandaj nuk me interesojnë gjërat e tilla t’i lexoj. Unë nuk kam dëgju kurrë që ka pas gjëra të atilla aty. Sikur ta kisha dëgju prej dikujt, unë do të ua thosha me sinqeritetin më të madh, por unë nuk kam dëgju. Nuk kam informatë që aty ka pas diçka. Nuk i dëgjoj dhe as nuk i lexoj thashethemet e kësaj gjykate që kanë shqitë nga ajo për të cilën është formu”, tha Hadergjonaj.

Këtë deklarim, ish-deputetja e bëri pasi avokati Laws e pyeti nëse për rastin në Kukës ka ardhur në këtë përfundim, për shkak se nuk i ka lexuar materialet e kësaj çështjeje.

“Po e them, edhe dje, po e them edhe sot materialet e kësaj çështje nuk i lexoj sepse janë sajesa të Shërbimit Sekret Serb dhe nuk dua as me i lexu. Zotri avokat, unë që jam ulë këtu si dëshmitare jam viktimë e regjimit gjenocidal të Serbisë dhe kërkush nuk po merret me të drejtat dhe jetën time këtu. Kurrkush nuk po më mbron mua…okej”, tha Hadergjonaj, derisa ia ndërpreu fjalën kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veld-Foglia

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...