spot_imgspot_img
spot_img

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar qeverinë se mbi 78 milionë euro ua ka dhënë me tenderë miqve

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon me fushatën duke publikuar disa video nëpër rrjete sociale, e të cilat përmbajnë video kritikuese për qeverinë.

Kryesisht, videot e fundit përmbajnë gjetje nga Raporti i Progresit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar qeverinë se mbi 78 milionë euro ua ka dhënë me tenderë miqve

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën”, ka shkruar Krasniqi.

Video të ngjashme ka publikuar edhe gjatë ditëve të kaluara kryetari i PDK-së.

“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!”, thuhej në një tjetër postim.

Në një tjetër postim me video, Krasniqi kritikonte aksidentet në punë.

“349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit – 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe!”, ishte një tjetër postim nga Krasniqi.

E në një tjetër dhënien e kredive.

“Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive!

Ky trend me video kishte nisur para katër ditësh, ku kritikohej qeveria për varfërimin dhe skamjen e qytetarëve.

Një mënyrë të tillë me video, e kishte praktikuar edhe VV-ja, por për të sulmuar opozitën.

Por, çfarë thotë Raporti i Progresit për tenderët?

Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën paraqet një pasqyrë të zymtë mangësish brenda sistemit të prokurimit publik të vendit. Ndërsa janë vërejtur disa përmirësime, raporti thekson çalimet në transparencë, kapacitet dhe praktikat e prokurimit që ngrenë shqetësime për keqmenaxhimin dhe korrupsionin e mundshëm. Në tregun e prokurimit publik, ndonëse përmenden përmirësime, shqetësimet për transparencën në praktikat e prokurimit janë gjithashtu pjesë e gjetjeve.

Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian zbulon se tregu i prokurimit publik të Kosovës pati një rritje të konsiderueshme në vitin 2022. Në krahasim me 5.6 për qind të BPV-së-së në vitin 2021, vlera e tregut u zgjerua në 6.5 për qind të BPV-së.

“Tregu i prokurimit publik të Kosovës u vlerësua në vlerën e 6.5 për qind të BPV-së në vitin 2022, krahasuar me 5.6% të BPV-së në vitin 2021.” – thuhet aty.

Mungesë e transparencës

Raporti thekson një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve të prokurimit publik (21.80 për qind) është kryer përmes procedurave të negociuara pa një proces formal prokurimi dhe tenderimi.

“Një sasi e konsiderueshme e aktiviteteve të prokurimit publik (21.80%) janë kryer përmes procedurës me negocim pa prokurim formal dhe proces tenderimi.” – thuhet aty.

Kontratat me vlerë 78,56 milionë euro, ose 14,05 për qind e totalit, janë nënshkruar në procedurë me negocim pa u publikuar.

“Vlera e kontratave të nënshkruara me procedurë të negociuar pa u publikuar është 78.56 milionë euro ose 14.05%.” – theksohet në raport.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...