Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës.
Kurti në këtë ceremoni po merr pjesë krah presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama dhe kryekuvendares Lindita Nikolla.
I pyetur nëse do të ketë mbledhje mes dy qeverive, Kurti tha se do të ketë në të ardhmen, porse nuk dihet koha se kur.
Kreu i ekzekutivit ndoqi nga afër bashkëprodhimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit shqiptar të Shkupit: “Shtëpia e Zotit”.
Nga aty ai dha një mesazh për shqiptarët.
“Urime 28 nëntori i Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemalit në Vlorë dhe i Adem Jasharit në Prekaz”, tha Kurti për EuroNews.