Uk Lushi Ish-luftëtari i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së dhe aktivist i njohur në SHBA ka reaguar lidhur me burgosjen e aktivisteve të PSD-së
Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Agron Kabashi, Korab Korça dhe Gent Brahimi janë të burgosur politikë dhe viktima të hakmarrjes së regjimit të Albin Kurtit.
Askush në demokraci nuk guxon të burgoset pse proteston. Por këtë parim të shenjtë sot e shkeli regjimi i Albin Kurtit dhe VV-së. Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla sot përdoruan policinë e shtetit për të mbrojtur një ish-komuniste bullgare që po do të del mbi shtetin e Kosovës. Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla sot përdorën forcat speciale të policisë të cilat para pak ditësh i poshtëruan duke mos ua rritur pagat ndërsa ky regjim paguan qindra miliona euro për rrymën e serbëve. Regjimit të Kurtit dhe VV-së po i del boja. Kosova kurrë nuk do t’i nënshtrohet një njeriu. Kurti mund të burgosë gjashtë opozitarë, por nuk mund e burgos të drejtën pêr protestë. Kurrë.
Opozita dhe populli i Kosovës nuk duhet të heshtin. Nëse LDK, PDK dhe AAK e fusin kryet në rërë si struci dhe nuk reagojnë për arrestimet e sotme, shumë shpejt, mund ta shohin veten në burgjet e Albin Kurtit. Ngriteni zërin e mos rrini si qyqe rrembash!