Burime të “Pa Rrotlla” bëjnë të ditur se autori i vrasjes së Liridona Murselit dyshohet të jetë Granit Plava. Ai është prangosur nga Policia e Kosovës së bashku me Naimin, bashkëshortin e së ndjerës. Naimi dhe Granti janë të një fshati
Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.
Tashmë Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit, bashkëshortes së Naim Murseliut.
Pa Rrotlla ka mësuar se të arrestuarit janë vrasësi, dhe vet Naim Murseli.
Burimet tona kanë bërë me dije se Policia fillimisht ka arrestuar vrasësin, i cili më pas ka treguar se Murseli porositi vrasjen e saj.