Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk ka mundur të marrë pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt për shkak se ndodhet në vizitë jashtë në Kinë.
Por ai ka shprehur sërish ngushëllime për familjen e së ndjerës, duke thënë se familja e tij ka pasur miqësi të mirë me Liridonën.
Përndyrshe, Pacolli gjatë kohës sa ishte në Qeveri e kishte këshilltar të jashtëm, Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
”Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot”
“Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget Kinë ( familjarët e bashkëpunëtorët e mi vazhdojnë te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua)”.
“Unë xhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, ka shkruar Pacolli në Facebook, të hënën.