Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që dikur ishte mësimdhënëse, e që kur erdhi në pushtet kërkonte testim të kolegëve të saj po del se ka qenë vet studente e dobët gjatë studimeve të nivelit master, në Fakultetin Jurdik të Universitetit të Prishtinës. Rezultati i tyre nuk është më i lartë se vlerësim i PISAS-së. Nata mesatare e sa ishte 6.46
Krtikat ndaj sistemit arsimor në Kosovë dhe gjendjes në arsim në përgjithësi, kanë qenë ndër spikamat më të njohura të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit sa ishte në opozitë. Bashkë me to, edhe përmirësimi i kësaj gjendje, ishte premtimi që e kemi dëgjuar shpesh në fushata e studio televizive nga vetë z.Kurti dhe akterë të VV. Por, rezultatet e sotme të PISA-s e nxjerrin Kosovën si mos më keq…
Rezultatet e testit PISA 2022, që e nxjerrin Kosovën edhe më keq se në vitin 2018, kanë ngjallur shumë reagime në opinionin publik kosovar.
Të menjëhershme, janë edhe kritikat qoftë ndaj pushtetit ose edhe akterëve të tjerë të arsimit në vendin tonë.
Derisa ministrja Arbërie Nagavci, ia la fajin pandemisë për këto rezultate, rikujtojmë se në vitin e kaluar, mediat patën raportuar diplomën e ministers së arsimit, znj.Arbërie Nagavci, e cila ishte me notën mesatare 7 dhe për të kryer nivelin master të studimeve, ishte raportuar se i ishin dashur dhjetë vjet.
Sipas diplomës, aty thuhet se Nagavci “u regjistrua në vitin akademik 2009/2010 në studimet master” dhe “studimet i mbaroi më 5 prill 2019”.
Rrjedhimisht, asaj iu nevojitën 10 vite për t’u pajisur me diplomë nga fakultetit. Nagavi e fitoi titullin Ma. Sc. i Shkencave Juridike Ndërkombëtare, ashtu edhe siç thuhet në biografinë e saj publike në ueb-faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo e mbrojti temën me titull: “Aspekti krahasimor i të drejtës martesore në Republikën e Kosovës me atë Republikën e Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë”.