Nga Astrit GASHI
Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell gjatë dëshmisë së saj në Gjykatën Speciale, ka thënë se shqiptarët e Kosovës që kanë pasur miqësi me serbët apo pjesëtarët e pakicave të tjera, janë konsideruar si bashkëpunëtorë ose kolaboracionistë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe shenjtëroheshin. Si duket kjo zonjë nuk e ka njohur regjimin e atëhershëm dhe kjo deklarate e saj është nj shpifje e radhës nga dëshmitaret që janë përanditur nga Prokuroria.
Mitchell tha se krejt kjo ka ndodhur jo vetëm para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, por edhe pas.
Së pari, nuk është e vërtetë sepse shumica e shqiptarëve ishte në miqësi normale me serbët, qoftë në punë, biznes apo edhe në fqinjë. Së dyti, shqiptarët kanë konsideruar bashkëpunëtorë të serbëve ata shqiptarë që kanë bashkëpunuar me bartësit e politikës shtypëse të organeve të drejtësisë serbe që ndiqnin dhe shtypnin shqiptarët, duke ua shkelur të drejtat elementare të tyre. Është e papranueshne dhe tejet qëllimkeqe një deklaratë e tillë shtrembëruese e qëllimkeqe e dëshmitares së përpunuar në seancën e Gjykatës Speciale në Hagë
Sipas saj, edhe anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qenë të shënjestruar dhe frikësoheshin nga anëtarët e UÇK-së.
“Më kujtohet që LDK-ja ka qenë partia e fundit politike e zgjedhur në Kosovë. Kishin shumë poste burokratike dhe në administratat paralele që e kryesonte Rugova si kryetar i LDK-së. Pas rifutjes në Kosovë, pra pas ndërhyrjes së NATO-s, kemi marrë raporte të shumta. Një ishte për zonën e Gjilanit ku përfaqësues të LDK-së ishin të shënjestruar, ngacmoheshin dhe frikësoheshin nga anëtarët e UÇK-së”.