spot_imgspot_img
spot_img

Kisha serbe e pushton Kishën Ortodokse Shqiptare në Rakinicë

Kisha e fundit e shqiptarëve ortodoksë të Gallapit në fshatin Rakinicë.
Ndodhet në fshatin Rakinicë të Komunës së Podujevës, në pjesën që i takon trevës së Gallapit. Dje u pushtua nga Dioqeza e Kishës Ortodokse Serbe e Rashkë-Prizren në Kosovë .
Prifti serb Sava Janiq njoftoi së ai me një grup besimtarësh serb kanë bëre predikimin e tij gjatë liturgjisë, Sava Janiq theksoi se me rikonceptimin e kishës dhe Liturgjisë së shenjtë, Kisha e Shën Kryeengjëllit Mikael u kthye në rendin e saj të rregullt ekleziastik si vend adhurimi i Kishës Ortodokse Serbe – Dioqeza e Rashkës-Prizren.
Objekti që u ndërtua në dekadat e fundit të shekullit XV apo ato të fillimit të shekullit XVI, njihet ndryshe si Kisha e Shën Mëhillit, dhe mund të konsiderohet e fundit e shqiptarëve ortodoksë, që e ndërtuan këtë objekt kulti më shumë se 100 vjet pasi osmanët pushtuan territorin e Kosovës së sotme.
Aktin e shëmtuar të Kishës ortodokse serbe e dënoi dhe aktivisti Basri Beka ne faqen e tij të Facebook
“Sot u shkel rëndë integriteti dhe sovraniteti i Kosovës. Sot, në prani të Policisë u uzurpua kisha e Rakinicës nga kisha shoviniste serbe. I kujtoj Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Kosovës se kjo kishë është nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës që nga viti 2004, dhe kurrë nuk ka qenë nën juridiksionin e kishës serbe. Ftoj organet e sigurisë dhe të drejtësisë të vijnë në mbrojtje të kishës së shenjtë Fan Noli në Rakinicë.” alarmon Bastri Beka
Mesojme së gjatjë  shërbimit, jashtë kishës dje ishin të pranishëm përfaqësues të ekipit monitorues të EULEX-it, një patrullë e karabinierëve që punon me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës Ngjarja vazhdoi paqësisht, ndërsa pas liturgjisë, u zëvendësua kyçja në hyrjen e kishës.
Postimi i Sava Janiq ne Facebook

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...