spot_imgspot_img
spot_img

Pse hesht Bedeli me shokë?

Kur i gjithë Ballkani po tronditet nga zbulimi i Call-centrave të partive politikë që janë përdorur për të shantazhuar kundërshtaret politik i Kryetari i Drenasit përmes rrugëve ligjore po i demaskon nxitësit e fushatës denigruese ndaj tij dhe subjektit politik që përfaqëson.  Pas dënimit me formën e prerë të Gjyqit për autorin e profileve të rrejshme, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pyetur “Ku është Bedeli me shokë? Pse nuk i dalin zot shpifjeve të veta?”

Postimi i plotë i Lladrovcit në facebook:

Pse hesht Bedeli me shokë?
Fushata zgjedhore nxjerr në shesh të pathëna e të pabëra, ajo e vitit 2021 në Drenas, ishte përplot. Me dhjetëra profile të rrejshme, me përkatësi lokale, godiste majtas e djathtas me nivelin më të ulët të komunikimit, me njollosje, dezinformata, shpifje e fyerje.
Dëmi i shkaktuar me ngacmime e fyerje gjatë fushatës nga profilet e rrejshme ishte i madh. Dënimi dhe kërkimfalja e një djali pa të kaluar politike, është gjysma e të vërtetës, sepse, ideologët e postimeve dhe kreatorët e tyre, janë ende të heshtur. Vetëm të mos mendojnë se drejtësia i harron.
Ku janë liderët lokalë e qendrorë të PDK-së në Drenas e Skenderaj, ish kryetar komunash, ish ministra e deputetë të PDK-së, të cilët u rreshtuan pas DD-së dhe qytetarëve të painformuar në fushatë u thoshin se edhe DD është PDK. Pse tash po heshtin?
Një djalë i ri e ka të pamundur ta bart gjithë barrën e fyerjeve, shpifjeve e njollosjeve që i bënin dhjetëra profile kundër meje e bashkëpunëtorëve të mi, më e rënda ishte kur i ngacmonin drejtoreshat, vajzat e gratë që besonin në PDK-në e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Veprimi i organeve të ndjekjes dhe drejtësisë, bëri që ta zbulonte Bedelin dhe pastaj ta merrte autorësinë padrejtësisht një i ri, për profile të rreme duke qenë brenda një subjekti e zyre legale që pretendonte ti fitonte zgjedhjet lokale. Këto profile të rrejshme kanë bërë ndotjen e paparë të ambientit politik e shoqëror në komunën e Drenasit.
Ka ditë që autorët e vërtetë të shkrimeve, përmbajtjeve e fyerjeve, mbesin të strukur, duke menduar se drejtësia nuk do t’i arrij. Të gjithë ata që i kanë lënduar dhe i lëndojnë të tjerët, herët a vonë i zë drejtësia.
Makineria e propagandës së dhjetëra profileve ka pasur shumë autorë. Pse ata sot fshehën, pse nuk kërkojnë falje me zotimin se ato nuk ishin të mira dhe nuk do të përsëriten. Pse gratë asamblistë të subjektit që shpifte me profile të rreme, sot heshtin edhe pse kanë fëmijë, kanë vajza e nuk ndjehen të turpëruara nga ngacmimet e kolegeve të tyre gjatë vitit 2021.
Ku është Bedeli me shokë? Pse nuk i dalin zot shpifjeve të veta?

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...