Ish-deputeti Haxhi Shala është dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë, ka bërë të ditur për RTKlive, avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

 

“Është nisur me aeroplan për në Hagë”, ka thënë Smakiqi, duke shtuar se ka folur edhe me familjarët e Shalës.

Avokati Smakiqi për marrjen e Shalës gjatë të hënës ka thënë se konsideron që ai nuk është intervistuar, thjesht është ndaluar. Përndryshe, tha Smakiqi do ta kontaktonte si avokat.

Ish-komandanti i UÇK-së Haxhi Shala i njohur me nofkën ‘Topi’, u arrestua dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it të hënën. Familjarët, një ditë më parë ka bërë të ditur se Shala dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, porse nuk ka informacion zyrtar nga Specialja lidhur me këtë.

Ndërsa, zëdhënësi i ZPS-së Cristopher Bennett, ka theksuar për RTK se nuk mund të jap informacione shtesë për rastin në këtë moment./rtk