spot_imgspot_img
spot_img

Dorëzohet në Departamentin e Drejtësisë dosja kundër Jack Smith – “kërkoi 100 milionë dollarë për mosngritje të aktakuzës”

Ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve financiare, John Moynihan, ka dorëzuar një dosje në Departamentin e Drejtësisë (DOJ) kundër ish-prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS), Jack Smith, duke pretenduar se ai ka udhëhequr një “skemë korruptive” brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të Holandës.

Në platformën “X” është publikuar një dokument 151 faqe në të cilin pretendohet se janë zbuluar “detaje të hollësishme” të një “skeme korruptive” nën udhëheqjen e ish-prokurorit të specializuar kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili tani drejton hetimet kundër Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në tekst është aluduar se ish-prokurori special për hetimin dhe ndjekjen penale të ish-krerëve të UÇK-së ka kërkuar ryshfet prej “100 milionë dollarëve” nga “një kryetar shteti” në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte, duke mos përmendur në mënyrë specifike se për cilin “kryetar shteti” dhe cilin rast bëhet fjalë.

Paul Sperry, gazetar dhe kolumnist i tabloidit konservator amerikan New York Post, ka njoftuar nëpërmjet platformës “X” të mërkurën se tashmë në DOJ është dorëzuar një dosje kundër Smithit, në të cilën pretendohet se ai është përfshirë një një “skemë të zhvatjes” së miliona dollarëve nga individë të pasur për t’i liruar nga akuzat për krime lufte.

Patrick Byrne, biznesmen dhe pronar i disa kompanive amerikane, në një artikull të publikuar në platformën e internetit “Deep Capture” të premten e javës së kaluar, ka hedhur akuza të rënda ndaj Smithit, derisa ka publikuar edhe dokumentin në fjalë.

“Jack ka dërguar njerëz në Evropën Lindore për t’ua përcjellur mesazhin e mëposhtëm palëve të ndryshme: Ne e dimë se gjatë luftës civile në Jugosllavi ju keni vrarë disa njerëz. Jack do t’ju padisë, por nëse do vendosësh X shumën në një valixhe që unë do t’ia dërgojë atij, problemet e tua largohen”, ka shkruar ai, duke e cilësuar “shantazhues” Smithin.

“Ne kemi mësuar për këto akuza për shkak të sinjalizuesve evropianë, të cilët jo vetëm që kanë ndarë historitë, por ata kanë shkruar deklarata të detajuara dhe të shkëlqyera, kanë siguruar tekste dhe të dhëna financiare. Lexoni vetë 151 faqet e dokumentit. Jack, nga vendi ku jam ulur, duket i lajthitur”, ka shkruar Byrne, i cili njihet për teoritë konspirative.

Byrne e ka projektuar veten si sinjalizues të shkeljeve të pretenduara financiare duke përdorur platformën e internetit “Deep Capture” në SHBA, ku shpesh ka akuzuar njerëz për marrje apo dhënie të ryshfetit. Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, ka paditur personin në fjalë për shpifje rreth pretendimeve për marrje të ryshefetit nga Irani./AP

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...