Sot do të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Në rend dite të seancës së sotme janë pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023 janë: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme, miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhe 30 nëntor 2023 janë: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore, votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë, raporton RTKlive. Po ashtu në rend dite janë edhe propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës, emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
zjedhja e tre anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar dhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 nëntor 2023 janë: Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm, votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm, votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022./EO