Kryetari i PSD Dardan Molliqaj ka thënë se bilanci i vitit është negativ për babadimrin kryeministër, prandaj sipas tij, Albin Kurti nuk e duron fjalën e lirë.
“Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën. Po realizohet ‘Zajednica’, po dënohet UÇK-ja, po keqarsimohet rinia. Nuk ka kohë për shfaqjet festive të kryeministrit! Kjo qeveri që e kapi Universitetin, ia uli buxhetin universiteteve publike, zvogëloi pagat e profesorëve, favorizoi arsimin privat, nuk është e mirëpritur në hapësirat universitare! Prandaj sot aktivistja e PSD-së, Sonila Pllashniku ia ndërpreu fjalën kryeministrit duke fishkëlluar në shenjë proteste dhe duke shpërndarë një fletushkë ku i listuam pikërisht dëmet e mësipërme që Kryeministri ia solli Kosovës këtë vit. Në mënyrë të padrejtë, të papranueshme dhe tërësisht jodemokratike, Policia e Kosovës arrestoi Sonilën. Babadimri siç duket nuk e duron fjalën e lirë; nuk e duron protestën; nuk i duron fletushkat që shpalosin të vërtetën për të!”, ka shkruar Molliqaj në ‘Facebook”.
Sonila u shoqerua në polici nga mbrojtja e afërt e kryeministrit të cilët gjatë rrugës dhe brenda stacionit policor i kanë bere pyetje provokuese dhe kane ndërhyre tek hetuesit se si të cilësohet vepra. Keto veprime e kane shqetësuar Sonilen e cila thotë së nuk bëri asgjë vetëm nuk u pajtua me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti