spot_imgspot_img
spot_img

Vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje për të ndalur degradimin ekonomik, politik dhe institucional të Kosovës

 

Intervistë ekskluzive me deputetin më aktiv të Parlamentit të Kosovës z. Hisen Berisha. Si ishte viti që e lamë pas, cilat ishin sfidat që u parball Kosova dhe cilat janë pritjet per 2024.

Po mbyllet viti 2023, A mendoni se do të shkohet në zgjedhje të reja dhe çka mendoni për qëndrimin e z. Kurti për ta shkruar vet një statut për asociacionin?

  • H.Berisha: Kjo është një kërkesë e vjetër e PDK-së. Vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje për të ndalur degradimin ekonomik, politik dhe institucional të Kosovës. Në tre vitet e qeverisjes së VV-së, nuk kemi asnjë tregues të matshëm apo rezultat pozitiv. Le të shohim dështimet:
    * Shëndetësi e dobët;
    * Arsim i mangët;
    * Infrastrukturë e pamjaftueshme;
    * Investime të pakta;
    * Mungesë njohjesh ndërkombëtare;
    * Stagnim në integrimet evropiane;
    * Paga jo të kënaqshme;
    * Çmime të larta;
    * Bujqësi e pasuksesshme.
    Ndërkohë, nga kjo qeveri kemi:
    * Pozicion ndërkombëtar më të dobët të Kosovës;
    * Rrezikim të sigurisë;
    * Marrëveshje të dëmshme me Serbinë;
    * Ligje antikushtetuese;
    * Aferën “Zdravo”, bashkëpunim me kriminalë;
    * Aferën “Martin Berisha”, vjedhje në energji;
    * Aferën “Bukë e Zemër”, ku u vodhën rezervat shtetërore;
    * Nepotizëm;
    * Rritje të numrit të vrasjeve;
    * Leje dhe licenca korruptive;
    * Trafikim droge;
    * Dhunim i institucioneve të pavarura, etj.
    Sa i përket asaj që z. Kurti do të shkruajë vetë statutin, kjo tregon se ai është i përgjegjshëm dhe ka probleme edhe me veten. Pranoi një draft në Bruksel dhe arriti një marrëveshje atje dhe në Ohër, duke krijuar detyrime ndërkombëtare për Kosovën. Prandaj, rruga e vetme për të shpëtuar nga këto është që Kuvendi me dy të tretat e votave të dalë nga këto marrëveshje, gjë që ne do ta votonim.
    Deklarata e Kryeministrit se, “BE-ja e Vuçiqi e humbën shansin me 26 tetor, isha i gatshëm ta nënshkruaj Asociacionin” është deklaratë skandaloze.
    Kryeministri duhet ta kuptoj se në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me partneret, nuk guxon të sillet si me elektoratin e tij, që ai e konsideron 47% “analfabet funksional”.
    Kurti, me pranimin e asociacionit në Tetor, i ka krijuar vendit detyrim ndërkombëtar dhe zotim për zbatim të obligimeve kontraktuale ndërkombëtare, ndërlidhur me dialogun. Prandaj, është veç retorikë manipulative deklarimi i tij në mediat vendore se “unë ju dhashë shansin, ata e humbën atë shans”.
    Kosova ma marr zotime aty, të tjerat janë retorikë mashtrimi në kuadër të propagandës për ta mbuluar dështimin në qeverisje.

 Keni deklaruar se partia që qeveris sot LVV me partnerët e koalicionit, e kanë manipuluar e vjedhur votën, me theks atë të PDK-së. Çka do ndërmerrni që të mos përsëritet?

H.Berisha: Kemi bërë një zotim dhe do mobilizim për të mos lejuar vjedhje të votës, ngase vota e PDK-së u vodh në mënyre industriale nga partia që sot është në pushtet. Këta janë hajdut të specializuar në hajni. Ka shumë animime në institucione përkatëse që e dëshmojnë këtë. Do të mobilizojmë të gjitha strukturat e partisë, që ta mbrojmë votën nga hajdutët ordiner të LVV.
Përballja e Vuçiq me Bashkësinë Ndërkombëtarë për shkak të vjedhjes së votës e ka trembur Kurtin, sepse edhe ky e di se votën e ka vjedhur me theks atë të PDK-së në mënyrë të organizuar. Tani e ka frikën se do jetë i monitoruar dyfish që të mos i lejohet vjedhja.
Prandaj edhe e ka kthyer ligjin mbi reformën zgjedhore në Kushtetuese, ngase aty u krijuan siguresë që të mos i lejohet vjedhja e votës.
Ky po mundohet ti bëj këtë shërbim vetes siç ja bëri Vuciqit, duke mos i lejuar serbet që të votojnë në ambientet, që po krijonte OSBE në lokalitetet e banuar me serb, ngase këtu Vuciq nuk i kontrollonte dot votat e tyre.
Kështu që i barti me autobus dhe i dërgoi në Rashkë dhe aty i manipuloj votat për vetën e tij.
Njëjtë bëri edhe me serbet e Republika Serbska, të cilët nuk kishin kurrfarë pengese nga Dodik, por i morën me autobus dhe i dërguan në Beograd. Pra, ky është bashkëpunim i koordinuar Kurti, Vuçiq e Dodik.
Zgjedhjet lokale dhe humbja duke e pas qeverinë, tregon për humbjen e besimit për një kohë të shkurtër, sepse qytetarët e kanë kuptuar se janë mashtruar.
Por, qytetarët e kanë lexuar tashmë mashtrim. Këtë lexim e kanë bërë më shpejtë seç e ka vlerësuar ekipi jugonostalgjikëve mendjengushtë, që ndërtojnë politikat e rrezikshme për qytetarët e Kosovës.
Pra, si Kryeministër në fillim të qeverisjes së tij “të shpresës dhe kthesës”, i humbi zgjedhjet lokale, duke fituar në vetëm tre komuna të vogla.
Në diasporë po ashtu, ka pasur vjedhje të votës me keqpërdorim, këtë e dëshmojnë vetë mërgimtarët për formën si është organizuar vjedhja industriale e votës, me theks asaj të PDK.
Kështu që, sipas informatave nga brenda kongresit të tyre social-komunist, prapa dyerve të mbyllura, Kurti u ka thënë se jemi nën 25%, të përkrahjes elektorale dhe se duhet të fillojmë me propagandën duke aktivizuar makinerinë e shpërndarjes së gënjeshtrave për arritje fiktive dhe duke rikomponuar kauzat mashtruese siç bënë para zgjedhjeve të tetorit 2019.

Zhvillimet në Beograd dhe deklarata e Kryeministrit Kurti për mundësin të organizohet sulm ndaj Kosovës? Si i komentoni këto deklarata? Sa ekziston mundësia që të ketë sulme të reja? A është Kosova e përgatitur që ti përballojë ato?

H.Berisha: E kam dëgjuar edhe deklaratën e Kryeministrit Kurti për rrezikun e një sulmi nga “ Radojçiq dhe grupi i tij”!? Që nga zhvillimet e shtatorit asgjë s’ka ndryshuar në raportet politike dhe të sigurisë.
Derisa të pastrohet situata kundër Vuçiqit, në Kosovë nuk ka as “zajednice”, as zgjedhje në Veri, as në Jug, veç retorikë patriotike neokomuniste falso, shoqëruar me lëmoshë buxhetore, duke targëtuar segmentin shoqëror që eventualisht luhatet në besimin e tyre ndaj Kurtit dhe komunisteve në përgjithësi.

Në shtator u deklarua se Radojçiqin e kanë neutralizuar. Kështu që deklarata e Kurtit është pa sens, çfarë mund të bëj një përson i neutralizuar?!
Deklarimi i Kryeministrit, dëshmon faktin se kemi të bëjmë me skenarë të koordinuar, ngase më parë thonin se sulmi i 24 Shtatorit ka pasur për qëllim ta shkëpus Veriun, e kësaj radhe Kryeministri Kurti deklaroi se Radojçiq e paska për qëllim ta marr vetëm vilen tij, athua se do ta ngarkoj në kamion dhe e qon në Rashkë a Prokuple.
Më shqetësues është fakti se kryeministri në deklarimin e tij, nuk po e akuzon Vuçiqin dhe Serbin për këto sulme që po përgatitën.
Përkundrazi, me këto deklarata, po e amniston shtetin e Serbis dhe presidentin Vuçiq, nga pretendimet e tyre territoriale dhe cenim i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.
Me këtë po vërtetohen pretendimet e mia, se ka lidhje kauzale në mes Vuqiç e Kurtit, të cilat sollën edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit.
Natyrisht se mund të priten edhe sulme të tjera terroriste.
Krejt këto mund të ndodhin me qëllim të krijimit të rrethanave tensionuese për arsyetimin e implementimit të marrëveshjeve të dëmshme për vendin si ajo e Brukselit, Aneksit të Ohrit dhe Asociacionin me statutin e Beogradit me akoroimet EU.
Po ashtu, motiv tjetër i deklarimeve të tilla të Kryeministrit, mund të jet pas dështimi i plotë në qeverisje dhe po dëshiron ta mban popullin nën tensionin e luftës që të ruaj pushtetin.
Këto sjellje janë tipike të diktaturave! Kështu e kanë mbajtur pushtetin liderët komunist e fashist.
Pra është një logjikë diktatorësh komunist, që popullin duan ta mbajnë nën kontroll përmes psikozës së luftës (armiqve qofshin edhe imagjinar).
Në Shqipëri një popull i tërë ka qëndruar i mobilizuar, ka arsyetuar varfërinë e jetën e rëndë, për tu vënë në mbrojtje nga “imperializmi amerikan e revizionizmi ruso-kinez” që propagonte diktatura komuniste në Shqipëri.
Me sqarimin për përgatitjet e Radojçiq për sulm në Kosovë, po tregon se ky duhet hetuar si bashkëpunëtor i Radojçiqit, i cili po e bën lojën e Kurtit e të Vuçiqit, sipas programit të sponsorizuesve të politikave në Ballkan, që duan ta ndërrojnë rendin shoqëror.
Në elaborimin e sulmit nga Radojçiq & Co, Kryeministri Kurti dhe Ministri i PB Sveçla, e kanë lënë pa sqaruar vetëm mënyrën e tërheqjes së trupave serbe pas “aksionit”, ashtu siç ndodhi në rastin e Banjës në Zubinpotok.

 Presidentja ka deklaruar se duhet një protokoll i ri lidhur me angazhimin e KFOR dhe Eulex në Veri. Cili është mendimi juaj?

H.Berisha: Pa një analizë të detajuar të këtij protokolli të ri, është e vështirë të vlerësohet ndikimi i tij në sigurinë kombëtare. Ky protokoll lidhet me rregullat e angazhimit të Policisë dhe KFOR-it, dhe nëse përfshin EULEX-in me rol ekzekutiv, mund të jetë në shkelje të kushtetutës.
Nëse bëhet fjalë për një kufizim të përgjegjësive të KFOR-it, atëherë lind pyetja nëse Kosova është në gjendje të mbulojë këto përgjegjësi në këtë fazë të formimit të Kapaciteteve të Posaçme Operacionale (KPO) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

 Vendimi i Qeveris për marrjen e 12 milionëve komunave veriore, do të thotë nisje e implementimit tw autonomisë se asociacionit/zajednices.

H.Berisha: Kur një kompetencë dhe një detyrim i nivelit qendror, i bartet nivelit lokal, ajo do të thotë autonomi. Meqenëse Komunat e Veriut gravitojnë në “Zajednic”, ende pa u formuar zyrtarisht, ato komuna po marrin përgjegjësi të pushtetit qendror, gjegjësisht po ju barten përgjegjësitë e pushtetit qendror sipas statutit të Beogradit me akronimet EU dhe marrëveshjeve të BE-së.
Vendimi i Qeverisë për të marrë 12 milionë euro nga buxheti i katër komunave në veri të vendit për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it që është akumuluar nga devijimet, është anti-kushtetues. Nuk është kompetencë e komunave të inkasojnë rrymën, por është përgjegjësi e furnizuesit universal KEDS dhe kompanisë së krijuar me marrëveshjen e energjisë “Elektrosever”.
Për këtë, është kompetencë e Autoritetit Rregullator të Energjisë (ZRRE) të marrë masa për zbatimin e ligjit, së bashku me institucionet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, për rregullimin dhe vendosjen e rendit në inkasimin e parave për shërbimin e ofruar.

 Si i keni vlerësuar qëndrimet e Kurtit për çështjet e ndjeshme për vendin si dialogu dhe marrëveshjet dhe në raport me Kuvendin?

H.Berisha: Ka provokime në çdo fushë të udhëheqjes. Qeveria nuk iu përgjigjet pyetjeve të parlamentit dhe komisionet parlamentare nuk po kryejnë detyrën e tyre sipas përgjegjësisë kushtetuese.
Mungesa e përgjigjeve ndaj pyetjeve parlamentare është devijim nga procedurat formale kushtetuese sipas të cilave funksionon Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Edhe sjellja e Qeverisë ndaj pranimit ose mospranimit të “Zajednicës” përtej provokimit, është më shumë një sfidë direkt ndaj ekzistimit të shtetit, karakterit unitar dhe rendit kushtetues të Kosovës. Sjellja e Qeverisë ndaj çështjeve të rëndësishme si dialogu dhe marrëveshja finale që përmbyllë marrëdhëniet me Serbinë është tepër e rrezikshme për Kosovën. Ajo shkon përtej shkeljeve kushtetuese tani po e vë në pikëpyetje integritetin territorial dhe sovranitetin politik të shtetit.

 Çfarë ishte ky vit për ju dhe pritjet tuaja për vitin 2024?

H.Berisha: Kaluam edhe një vit të mbrapsht, në çdo aspekte, atë social, ekonomik dhe politik. Shpresoj që vitin e ardhshëm Kosova dhe qytetarët e saj të çlirohen nga qeverisja e majtë neokomuniste, e cila ka instaluar një logjikë qeverisëse të varfërisë. Kjo u dëshmua këto gati katër vite qeverisje përmes ndihmave sociale, duke ju shpërndarë nga 100 euro në fund të vitit, për kategoritë e pafuqishme të realizojnë të ardhura, pa pasur një ndikim pozitiv afatgjatë në jetën e tyre sociale. Këto veprime financiare po përdorën si mbulesë për arsyetimin e keqpërdorimit të buxhetit përmes subvencionimeve, transfereve etj.
Strategjia qeverisëse ka rritur borxhin publik duke marr kredi ndërkombëtare për ti dhënë si ndihma sociale, por assesi të mbështes ndërmarrësin dhe krijimin e vendeve të punës.

Kjo është strategjia neokomuniste, që mbështetët mbi doktrinën socialiste “varfëro popullin pastaj më lehtë e sundon”.
Kjo strategji qeverisëse ka bërë që, të kemi rritje të të gjitha dukurive negative në vend dhe kriminalitetit të natyrave të ndryshme.
Kjo qeveri për ketë periudhë qeverisëse do mbahet mend për shpikjen e formulës së emigrimit, jo vetë të kategorive semi dhe intelektuale, studentë, mjekë, infermierë, profesorë e arsimtarë, por kemi emigrim të pacientëve dhe të sëmurëve rëndë.
Njerëzit mbledhin para për shërim brenda e jashtë vendit, përmes aplikacionit facebook, pa pasur as materialet elementare në SHSUK.
Prandaj, shtohet pyetja, ata që vdiqën në Koshare dhe Prekaz për kënd kanë vdekur, a u flijuan që ne të emigrojmë?
Kryeministri duket se jeton në një planet tjetër, kur flet për Kosovën.

Për shkak të mirëqenies së dobët, të rinjtë nuk shohin perspektivë, as punëtorët e të dy sektorëve me pagat e ulëta nuk bëjnë dot përparim. Çmimet dhe faturat janë më të larta se në shumë vende të Perëndimit dhe inflacioni po i devalvon pagat.

Kurti dhe Vuçiqi drejtojnë të njëjtën politikë, që në të ardhmen në vendet e tyre të mbeten pensionistë dhe një popullsi si shtresë e ulët sociale (intelektual jo ambicioz) që i blenë me 100 euro dhe i sundon për gjithë jetën.

Ne jemi shtet i ri, një ditë do të konsolidohemi dhe do ta kuptojmë që ndërkohë që iu përkuleshim flamujve ndërkombëtar në një “kafaz të artë” dhe nën një diktaturë të kombinuar me ligje e forcë, që po e përcakton rrjedhën e proceseve dhe të ardhmen e vendit tonë, ndërkohë që jetojmë në iluzionet e një zgjidhjeje nga jashtë pa konsistencë në objektivat strategjike kombëtare.
Ndërsa, politikanët merren me kolltuqe, të huajt e drejtojnë vendin për interesat e tyre, të rinjtë emigrojnë në Evropë, ndërsa ne jemi të mahnitur nga dialogu dhe antikorrupsioni.
Sipas kësaj logjike qeverisëse, për 10 vite do të mbetemi në këtë vend: politikanë, pensionistë dhe kriminelë (sepse dikush do të na paguajë, pasi fuqia punëtore është në emigrim).
Kurse në ketë kaos social, mafiozët e bizneseve arrijnë synimet e vetat, kush nga asetet ekonomike, kush nga investimet në biznese transitore, kush me pacientët që po i tregtojnë për shërim në Turqi, Itali, Maqedoni, Serbi, etj. kush me shkolla dhe arsimim për interesa të tyre të influencimit, etj.
Prandaj, edhe po vazhdon iluzioni i pafund i dialogut Kosovë-Serbi.
E si mund të pritet diçka më mirë, nga një kryeministër i Kosovës, kur fëmijët i rritë në një shtet tjetër dhe me identitet kombëtarë tjetër. Njeriu aty ku i rritë fëmijët, planiifikon edhe të jetoj. Prandaj, në përmbyllje të dështimit të shtetit, ka një alternativë të ikë tek familja e tij.
Si rezultat i qeverisjes Kurti, kemi shpërfaqje të in tolerancës, ekstremizmave dhe rritje të kriminalitetit për 40% më të lartë këtë vit. Kjo është rezultat edhe i politizimit të religjioneve. Ndaj, qeveria duhet ta respektoj karakterin laik të shtetit dhe orientimin properëndimor e demokratik të kombit tonë. Religjionet në kombin tonë, nuk qëndrojnë tolerohen, por bashkëjetojnë vëllazërisht.
Djegia e bredhit në Han të Elezit dhe afishet se “Viti Ri nuk është festë e jona” është një sulm direkt mbi kulturën tonë, traditën e krijuar historikisht, rendin kushtues dhe nxitje e përçarjes dhe mos durimit. Edhe në si popull i takojmë kulturës perëndimore dhe duhet të sillemi si perëndimor.
Ne duhet ta harmonizojmë kalendarin e festave edhe për hir të bashkatdhetarëve, që i kanë pushimet pikërisht në këtë periudhë.
Gëzuar, e na qoftë një vit i mbarë!

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...