spot_imgspot_img
spot_img

Top Story/ Zeka përplaset me gazetaren: Asociacioni kancer për Kosovën, Kurti lider rrjetesh sociale

Analisti Milaim Zeka debatoi me gazetaren Juli Xhokaxhi për shkak të Asociacionit në Kosovë, të cilën kjo e fundit e kundërshton.

Sipas gazetares Asociacioni është një artificë për të kënaqur etjen e serbëve dhe për të mbajtur ndezur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Zeka e konsideron Asociacionin sëmundje për Kosovën dhe se është gjithmonë kundër tij.

Analisti u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk ka për ta dëgjuar këshillën e Washingtonit dhe BE-së, pasi sipas tij lideri nuk është i Kosovës por i rrjeteve sociale.

Debati i zhvilluar mes Milaim Zekës dhe Juli Xhokaxhi:

Juli Xhokaxhi: O Mialim ne e dimë shumë mirë që Asociacioni është një artificë për të kënaqur etjen e serbëve dhe për të mbajtur gjërat ndezur. Është artificë, e rëndësishme është që Kurti ta negociojë siç duhet.  

Milaim Zeka: Pse Albin Kurti nuk është kurrë në nivelin e Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit? Shkurt po e them.

Juli Xhokaxhi: Mos bëj krahasime në kohë të ndryshme Milaim, të lutem. Janë dy epoka totalisht të ndryshme. Ka zë Kosova sot.

Milaim Zeka: O Juli a mua po mi tregon kohët?!

Juli Xhokaxhi: Ka zë sot.

Milaim Zeka: Cilin zë?

Juli Xhokaxhi: Është shtet mor burrë. Mos më krahaso momentin e Ibrahim Rugovës ishte luftë, ishte tjetër gjë.

Milaim Zeka: Tani Albin Kurti nëse tregohet burrë shteti dhe e dëgjon këshillën e Washingtonit dhe BE-së dhe e bën Asociocionin. Por ky nuk do ta bëjë sepse nuk është burrë shteti. KY është lider i rrjeteve sociale.

Juli Xhokaxhi: Milaim, për ty pse duhet të bëhet Asociacioni? Çfarë fiton Kosova nga Asociocioni?

Milaim Zeka: Unë kam qenë pro ndërrimit të kufijve, pro ndërrimit të territoreve. Unë jam gjithmonë kundër Asociocionit. Asociocioni është kanceri i shtetit të Kosovës.

Juli Xhokaxhi: Gabimi për mua i Kurtit është që ai e provokoi situatën me gjëra të vogla, me targat, me pjesën e zgjedhjeve. Provokimi ishte në mënyrën e gabuar, mund të kishte gjëra më të rëndësishme.

 

 

Top Channel

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...