Milaim Zeka ka qenë i ftuar në emisionin Wake Up në Top Channel.
Ai foli gjatë për liberalizimin e vizave të Kosovës, u ndal tek ngjarja që tronditi vendin tonë, ku 41 vjeçarja Bedrie Loku u vetëvra, si dhe komentoi skandalin “Epstein” ku së fundmi kanë dalë të përfshirë edhe emra atë njohur të politikës, artit dhe shkencës.
“Po t’i futemi thellë dhe të shohim bosat e medieve çfarë përndjekjesh seksuale u kanë bërë kolegeve tona, biznesmenë të rangut të lartë, ne jo që nuk guxojmë me fol, madje themi çfarë fitojmë me fol?
Ne çdo lloj skandali të zbulojmë, i themi “i lumtë pushka”, tha mes të tjerave Zeka.