Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, më 03.02.2024 solli vendim për thirrjen e Kuvendit të Partisë që do të mbahet më 10.02.20224 (e shtunë) ora 13:00 në Bushi Resort – Shkup dhe në bazë të këtij vendimi, Sekretari organizativ ka dërguar ftesë kuvendarëve sipas Statutit në fuqi.
Duke u bazuar në statutin e partisë nuk duket së është e mundur shkarkimi i kryetarit Arben Taravari sepse duhen e 2/3 e përbërjes së Kuvendit të Partisë prej 133 antareve. Statuti i partisë në Neni 49 thotë së Iniciativë për ndërprerjen e mandatit të Kryetarit ndërmerr 2/3 e përbërjes së Kuvendit të Partisë.
“Në bazë të nenit 65 dhe nenit 100 pika 1, poashtu duke u bazuar në Vendimin e kryetarit të Kuvendit (74-02/2024, datë 03.02.2024) ju ftoj të merni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Partisë që do të mbahet më datë 10.02.2024 (e Shtunë) në ora 13:00 në sallën e konferencave të Restorant Bushi Resort në Shkup” – thuhet në ftesën e ASH-së.
Në ftesën që kryetari i KQ-së i ka bërë anëtarëve shkruhet që në rend të ditës ka dy pika:
Raport i Kryetarit të Partisë rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjer e ardhshme Presidenciale dhe Parlamentare.
Shqyrtimi i Vendimit të Kryesisë Partisë ( që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së Partisë në zgjedhjet parlamentare.
Astrit Gashi editor /Pa Rrotlla