spot_imgspot_img
spot_img

Nga Kryeministri i transformimit në Kryeministrin model të mashtrimit!

Nga Haki Abazi Deputet i pavarur i Parlamentit të Kosovës

“Unë flas gjuhën serbe, dinari nuk është ndaluar, unë kam shumë miq serb” Defensiva patriotike!
Po Dejona kush është, çfarë gjuhe flet ajo, a është Dejona Kryeministri i vërtetë i Kosovës! A e caktoi Dejona komisionerin e FSK dhe gjitha pozitat e rëndësishme shtetërore?

Vuçiç dhe Kurti kanë shumë të përbashkëta, ata janë lider viktimizues të zhytur deri në fund në të kaluarën e tyre dhe historitë personalizuese në politikë, të dy urrejnë patologjikisht kundërshtarët politikë dhe urrejtjen e tyre e fshehin njëri pas shqiptarëve e tjetri pas sllavo- maqedonasve. Vuçiç i manipulon Serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Kosovë; Kurti manipulon shqiptarët në Luginë, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë por nuk ka arritur të manipulojë shqiptarët në Shqipëri e Mal të Zi. Këta të fundit e kanë njohur shumë mirë!

Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcënuar. Ky është tentim primitiv I manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni e V. Kurti po i përçanë tutje shqiptarët në MV për t’i bërë mish për top për interesa personale politike në raport me Kryeministrin e Shqipërisë. Izolimi ku ka rënë Kurti e ka bërë edhe me agresiv dhe me aspak rezultate. Urime Lojrat Mesdhetare!

Sikur të kishte treguar ndonjë sukses për gjatë tre viteve të qeverisjes, ndoshta edhe do të kishim tolerancë për futjen e hundës në vendet tjera. Por punët lloç në oborrin e vet e dil në kojshi me i tregu se si me ja bë, është poshtërsi dhe aspak respektuese për kapacitetin e shqiptarëve që ata të vendosin për veten. Kurti është rrethuar me njerëzit të përlyer, servil, dhe analfabet dhe rrjedhimisht mendon që i gjithë populli është i tillë!

Arben Taravari mund të ketë qëllimin e mirë por po duket që ka harruar fjalën e urtë shqipe: “ më mirë dreqin e lagjës sime se sa engjullin e lagjës huaj”. Tanimë ka evidencë praktike për tradhëtitë e Kurtit bazuar në interesa të tij personale. Andaj i shpreh ngushëllime për vetëvrasjen politike që i ka bërë vetës duke e shndërruar veten në pykën e Kurtit!
@followers

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...