Politikani rus i opozitës Alexei Navalny, i cili po vuante një dënim me burg në veriun e largët të Rusisë, vdiq të premten. Ai ka komunikuar me miqtë dhe kolegët përmes rrjeteve sociale. Postimi i fundit dy ditë më parë i është kushtuar bashkëshortes së tij.
“Zemër, me ty gjithçka është si në një këngë: mes nesh janë qytetet, dritat e aeroportit, stuhitë blu dhe mijëra kilometra. Por e ndjej se je afër çdo sekondë dhe të dua gjithnjë e më shumë”, shkruhej me një foto të Navalny dhe gruas së tij, transmeton Index.hr.