spot_imgspot_img
spot_img

Moskë, masa të rrepta të sigurisë afër zonës ku do të varroset Navalny

Forcat ruse të sigurisë janë duke u mbledhur afër varrezës Borisovskoye në Moskë, ku do të mbahet ceremonia mortore për kritikun e Kremlinit, Aleksei Navalny, para se të varroset trupi i tij.

Në platformën për mesazhe Telegram, po raportohet se në atë zona ka forca të mëdha të sigurisë, shkruan REL.

Ceremonia do të mbahet në qarkun Marjino, ku ka jetuar Navalny për një kohë, sipas ish-zëdhënëses së tij, Kira Yarmysh.

Në rrugën drejt kishës janë vendosur shumë gardhe metalike.

Ka raportime që të paktën 40 makina të policisë janë parkuar afër kishës në mëngjesin e 1 marsit.

Yarmysh ka thënë se për ata që nuk mund të marrin pjesë, ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube.

Ende nuk është e qartë sa njerëz do të marrin pjesë.

Ivan Zhdanov, ish-udhëheqës i Fondacionit të Navalnyt kundër Korrupsionit, ka thënë se ka thashetheme në media që vetëm familjarët do të mund të marrin pjesë në ceremoni.

Trupi i Navalnyt i është dorëzuar nënës së tij, Lyudmila më 24 shkurt, më shumë se një javë pas vdekjes së tij prej “shkaqeve natyrore” në një burg në rajonin rus të Arktikut.

Ai ka qenë 47-vjeçar.

E veja e Alexey Navalny thotë se nuk është e sigurt nëse funerali i tij do të jetë i qetë ose nëse policia do të arrestojë ata që do vijnë për t’i thënë lamtumirë burrit tim.

Madje edhe në “gulagun e Putinit”, ajo thotë se Navalny mund të përcjellë “ide për projekte që do ta bënin Kremlinin në panik. Ai ishte e kundërta e çdo gjëje të mërzitshme”.

“Nëse vërtet dëshironi të mposhtni Putinin, duhet të bëheni një novator. Ju duhet të ndaloni së shqetësuari”, shprehet Navalnaya.

“Putini është lideri i një bande të organizuar kriminale,” thotë ajo. “Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë një vendi fqinj paqësor dhe Putini duhet të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Alexey-t”, thotë ajo, me zërin e saj të emocionuar.

“Burri im nuk do ta shohë kurrë se si do të duket një Rusi e bukur e së ardhmes, por ne duhet ta shohim atë. Do të bëj çmos që ëndrra e tij të realizohet. E keqja do të bjerë dhe e ardhmja e bukur do të vijë”, përfundon ajo.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...