spot_imgspot_img
spot_img

Kandidatët për president sot ne duelin kryesor të Super të Martës

Amerikanët do t’u drejtohen sot kutive të votimit në gjashtëmbëdhjetë shtete për të zgjedhur kandidatin zyrtar për president të partive të tyre politike. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, gjatë fundjavës kandidatët shtuan kritikat ndaj rivalëve dhe paraqitën për votuesit përparësitë e tyre.

 

Votuesit në pesëmbëdhjetë shtete dhe në Samoan Amerikane do t’u drejtohen kutive të votimit të martën, për të zgjedhur kandidatin zyrtar të partisë së tyre për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Presidenti demokrat Joe Biden dhe pararendësi i tij republikan ish presidenti Donald Trump pritet t’i afrohen më shumë marrjes së emërimit si kandidatët zyrtarë të partive të tyre.

Ish ambasadorja në OKB, Nikki Haley, e cila po sfidon zotin Trump brenda Partisë Republikane, shënoi fitoren e parë ndaj tij, duke fituar në kryeqytetin e vendit, Uashington D.C. Ajo i tha të dielën kanalit televiziv NBC se do të vazhdojë në garë për sa kohë që votuesit do ta dëshirojnë këtë.

“E tregojnë me votat e tyre. E tregojnë me donacionet e tyre. Unë jam e përqendruar në nevojën që ne të fillojmë të respektojmë paratë e mbledhura nga taksapaguesit dhe zvogëlimin e përmasave të qeverisë. Duhet të sigurojmë kufijtë tanë dhe të jemi një vend i ligjit dhe rendit dhe ne besojmë tek paqja nëpërmjet fuqisë”, tha zonja Haley.

Kandidatja republikane Nikki Haley

Emigracioni është gjithashtu ndër çështjet që ish presidenti Trump zgjodhi përpara Super të Martës.

“Asnjë jetë e pafajshme amerikane nuk duhet të humbasë nga krimet e emigrantëve. Duhet ta ndalim këtë… Ju duhet të dilni të votoni pasi duhet të mbledhim vota të shumta për 5 nëntorin. Duhet t’ua bëjmë të ditur se jemi si një tren i pandalshëm”, tha ish presidenti Trump.

Presidenti Biden, i cili vizitoi Teksasin javën e kaluar, e akuzoi zotin Trump se bllokoi një projektligj dypartiak për sigurinë e kufirit. Zonja e parë, Jill Biden solli në dritë një tjetër tematikë që ajo thotë se duhet të marrë vëmendjen e votuesve: të drejtat e grave për riprodhimin.

“Ai po shqyrton mundësinë e një ndalimi mbarëkombëtar për abortin. Donald Trump-i është i rrezikshëm për gratë dhe për familjet tona. Thjesht nuk mund ta lejojmë të fitojë”, tha zonja Biden.

Presidenti Biden e ka pothuajse të garantuar se do të jetë kandidati zyrtar demokrat. Në anën republikane, zoti Trump duhet të fitojë të paktën 1215 delegatë për të siguruar emërimin nga partia.

Mund të duhen disa ditë që të shpallen zyrtarisht të gjitha rezultatet e zgjedhjeve paraprake të së martës./VOA

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...