spot_imgspot_img
spot_img

Rrëfeu dhunën nga ish-partneri, mesazhi i fortë i Drenusha Latifit për gratë shqiptare

Drenusha Latifi, ish-mis Kosova, pak ditë më parë në një rrëfim të rrallë dhe tepër të guximshëm tregoi për herë të parë dhunën që ajo kishte përjetuar kohë më parë nga ish-partneri i saj.

E ftuar në emisionin “Zona Zero”, me moderator Milaim Zekën, Latifi tha se rrëfimi i saj nuk është vetëm për të kaluarën, por se shpreson që të jetë një shembull për të gjitha gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë në familje, dhe që e kanë tepër të vështirë të shpëtojnë nga kjo dhunë.

“Dhuna ka filluar rreth 3 vite pas lidhjes. Është shumë e vështirë me u largu prej këtyre njerëzve. Është thuasje e pamundur. Unë mund të flas gjithë ditën për këtë, dua të jem një mbështetje për gratë e tjera, se si mundet me e përballu këtë situatë, se si mundet me u largu prej kësaj situate. Dhunuesit nuk duken, përkundrazi, ata janë shumë manipulues dhe mundesh shumë lehtë me rënë pre e dhunës së tyre.

Vitin kur e kam takuar ish-partnerin tim, kam qenë në kulmin e karrierës. Dhe nuk është se karriera ka qenë primare për mua, kam patur qëllim të ndërtoj edhe një familje në Suedi”, tha Drenusha Latifi në Top News.

Rrëfeu dhunën nga ish-partneri, mesazhi i fortë i Drenusha

Emisioni Zona Zero në Top News

Zeka e pyeti Latifin se cilat ishin shenjat e para që ish-partneri i saj ishte i dhunshëm, duke zbuluar se ai më herët kishte dhunuar gruan e tij të parë, një shtetase serbe.

“Burri yt ka një të kaluar kriminale, pasi ka patur dhe një ish partnere nga Beogradi, të cilën po e ka dhunuar. Kur e keni kuptuar ju? Kur kanë qenë shenjat e para?”, e pyeti Zeka, ndërsa Latifi dha këtë mesazh:

“Ai shumë pak më ka treguar për të, më ka thënë që e ka prek njëherë. Ai nuk ta jepte përshtypjen që ky mund të ishte dhunuesi. Më e keqja ka qenë që unë e kam përkrahur, është shumë e dhimbshme për një femër që beson se ajo e bën duke gënjyer. Justifikimi i tij ka qenë patriotik, me që ajo ka qenë serbe. Në 2013-ën ky ka qenë në burg në Norvegji, për një vepër që e ka kryer aty, dhe unë me këmbëngulje kam insistu mos me u bë publike ajo çka ka ndodh. Sot e mendoj se këtu nisin gabimet, femra mendon jo vetëm për vete, por për opinionin e gjerë”.voxnews.al

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...