spot_imgspot_img
spot_img

Osmani: Serbia as s’mund të ëndërrojë që të jetë pjesë e NATO-s, akoma fle mbi varreza masive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia as nuk mund të ëndërrojë që të jetë një ditë pjesë e NATO-s.

Pas konferencës në “Javën e Gruas” të organizuar nga NDI, ajo tutje tha se kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit drejt NATO-s, por i ofendon edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit, njofton Klankosova.tv.

“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s se sa Serbia dhe ai është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet të cilat shkelin rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare siç është Serbia, lërë që është larg NATO-s, por as nuk mund të ëndërrojë një ditë të jetë pjesë e NATO-s”.

“Serbia vetë për shkak se pikërisht është antivlerave të NATO-s, nuk ka shprehur ndonjëherë gatishmëri që të anëtarësohet në NATO, është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO sepse është kundër NATO-s. E treta, Serbia është një shtet i cili para pak muajsh ka kryer akt agresioni kundër Kosovës, vazhdimisht tenton ta shkatërrojë Bosne dhe Hercegovinën për brenda, dhe të njëjtën e bën edhe me Malin e Zi. Kjo nënkupton se Serbia është një shtet njësoj si rusia që lërë që shkel parimet dhe vlerat e fqinjësisë së mirë, por ndërmerr veprime konkrete dhe të dhunshme duke i konsideruar shtetet përreth si të përkohshme e jo si shtete të përhershme që në fakt jemi. Serbia është shtet që kurrë nuk u ballafaqua me te kaluarën gjenocidale. Një shtet që ka kryer gjenociv, një shtet që ka kryer krime kundër njerëzimit dhe shtet që ka kryer krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive. Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por i ofendon edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit që është njëjtë sot siç ka qenë para disa dekadave”, tha presidentja, njofton Klankosova.tv.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...