spot_imgspot_img
spot_img

Ali Ahmeti: Liria e Kosovës u ujit me gjakun e dëshmorëve të kombit

Deçan, 24 mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministri Talat Xhaferi morën pjesë në përvjetorin e 26-të të Epopesë së Dukagjinit, për të kujtuar heronjtë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetajn.

Ahmeti në Facebook shkruan se deshmorët e Kosovës me gjakun e tyre ujitën lirinë, duke i dhënë fund barbarisë serbe.

Statusi i plotë:

Bashkë me bacin Rifat Jashari, vëllezërit Haradinaj, Kryeministrin Talat Xhaferi, bashkëveprimtarë të kauzës sonë kombëtare dhe bashkëatdhetarë nga mbarë kombi u bëmë bashkë sot për të shënuar 26 vjetorin e betejës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan.

Kujtuam me krenari ato kohëra heroizmi dhe atdhedashurie deri në gatishmëri flijimi të bijve e bijave më të mirë të kombit për të jetësuar një amanet, atë të Kosovës së lirë.

Nderuam sakrificën heroike të Him Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt që me gjakun e tyre ujitën përjetësinë e tokës së Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Po në këtë ditë, 25 vite më parë aleatët tanë të NATOs do t’i përgjigjeshin përfundimisht kushtrimit të Kosovës për liri për t’i dhënë fund barbarisë serbe.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorçve dhe martirëve të kombit!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=952273776266745&set=pcb.952275452933244

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...